|E mërkurë, Prill 26, 2017

Hapet varri i Krishtit pas 5 shekujsh, historianët mahniten 

Varri ku mendohet se u la të prehej i qetë “Biri i Zotit” ndodhet në një kishë në qytetin e vjetër të Jerusalemit, ku shkencëtarët kanë shkuar së fundmi dhe po punojnë për të restauruar gurët e jashtëm.

Vetëm disa orë përpara se të mbyllnin varrin, ata bënë një zbulim të rëndë. Gjetën pjesë të varrit që ishin të paprekura, ndaj bënë edhe këto foto që mund të gjeni më poshtë. Një pllakë mermeri, e cila besohet të jetë pllaka e varrimit ku Jezusi u “ringjall”, u gjet në rrënoja, ndërsa mbi të ishte i vizatuar një kryq.

Arkeologu Fredrik Hiebert ka thënë për National Geographic: “Jam tërësisht i habitur. Gjunjët po më dridhen pasi nuk isha aspak i pregatitur për këtë. Nuk mund të jemi 100% të sigurt, por kjo është një provë e dukshme që vendndodhja e varrit nuk ka ndryshuar me kalimin e kohës, ç’ka është një sinjal për të gjithë historianët që kanë dyshuar në epoka”.

Antonia Moropoulou nga National Technical University of Athens u shpreh se “Guri i Shenjtë” është nderuar dhe kërkuar ndër shekuj, por vetëm tani mund  të shihet.

Varri tani është mbyllur dhe me shumë mundësi, kështu do të qëndrojë për qindra vjet të tjerë.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Partia Socialiste: Ka pasur takime dhe jo konflikt https://t.co/cRppB32jSw https://t.co/oVN4gWwHrn
11,477 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Banorët e Plykut STOP  plehrve, dikur azotiku , sot plehrat

Fier - Banorë të Plykut kanë protestuar kundër ndërtimit të impiantit të përpunimit plehrave në një vend pranë banesave të...

Close