|E premte, Korrik 28, 2017

“Harmony of the Seas” – Një i vdekur dhe katër të plagosur 

Një person ka vdekur dhe katër të tjerë u plagosën pasi një varkë u shkëput nga anija më e madhe në botë “Harmony of the Seas”.

“Një person ka vdekur dhe katër të plagosur, duke përfshirë edhe dy jetët e të cilëve janë në rrezik”, kanë thënë nga shërbimet e zjarrfikësve, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Të pestët thuhet se ishin në varkën e shpëtimit, kur “ajo u shkëput”, aksident i ndodhur në portin francez të Marsejës.

Nuk është e qartë nëse ata ishin duke marrë pjesë në ndonjë stërvitje të sigurisë në atë kohë.
Anija e quajtur “hoteli më i madh në Evropë” ka kushtuar rreth 1 miliard dollarë dhe ka kapacitet prej 6.780 pasagjerësh dhe 2.100 anëtarë të ekuipazhit.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rama-drejtorëve të Hipotekave: Jepni dorëheqjen, keni një mal me akuza https://t.co/U9Umn4jVk4 https://t.co/nWjE6aKWSS
11,299 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Sekuestrohet toka 110 milion euro ne Zvernec

Vijon sekuestrimi i pronave në qytetin brengdetar të cilat dyshohen se janë përfituar në mënyrë të jashtëligjshme. Prokuroria e Vlorës...

Close