|E enjte, Qershor 29, 2017

Hashashi i Divjakes , Ahmeti: Shefi që na mbrojti baxhanak i Bajramit . 

10313851_10202768208343651_612223746491941256_n     Lushnje – Kleviol Ahmeti, personi i katërt që u arrestua si bashkëpuntor i trafikimit të 460 kg drogë me avion nga Divjaka në Itali, pranon akuzat duke treguar se për këtë ngjarje ka marrë takim me Saimir Bajramin, ku kanë rënë dakort që Ahmetaj, së bashku me shokët e tij, të paketonin drogën.

Përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda, Ahmetaj ka rrëfyer se kishte takuar në Divjakë shtetasin Bajrami, së bashku me një person tjetër, i cili është prezantuar se ishte shef komisariati. “Këtë takim na e ka mundësuar një i afërmi im, duke më ofruar punë për paketimin e hashashit në çanta dhe ngarkimin e tyre në avionin që do ulej në plazhin e Divjakës. Jam takuar me Bajramin në ambientet e një hoteli në Divjakë. Bashkë me të ka qenë dhe një person tjetër, emrin nuk ia di, i cili ka dalë garant se gjithçka do shkonte shumë mirë, pasi dhe posta policore në Divjakë nuk do vepronte, pasi ai ishte shef komisariati dhe i njihte.

Ky person nga sa mësova kishte lidhje familjare, baxhanak me shtetasin Bajrami, dhe se kishte zënë një dhomë në hetelin në Divjakë”-ka treguar para gjykatës Kleviol Ahmeti. Dëshmia e këtij të fundit pritet të çojë prokurorinë në zbulimin e personave të tjerë, ndërkohë që ende në kërkim janë dhe 3 trafikantë. Gjatë ditës së djeshme gjykata vendosi të lerë në burg Kleviol Ahmeti.

Pazari 1 mijë euro

Në takimin kokë më kokë mes Saimir Bajramit, Kleviol Ahmetit dhe efektivit të policisë, palët kanë rënë dakord, që Ahmetaj të gjente edhe tre shokë të tjerë, të cilët do të paguheshin me nga 1 mijë euro, kundrejt punës së ngarkimit të pakove me hashash në çanta dhe vendosjen e tyre në avionin, që do zbriste në plazhin e Divjakës.

Ai ka thënë, se ditën e ngjarjes, në vendin e takimit, në plazhin e Divjakës, ka shkuar me makinën e tij “BMW” së bashku me shokët. Sipas Ahmetajt, aty është afruar fuoristrada “Mitsubishi”, që drejtohej nga Bajrami dhe makina e bardhë “Volsvagen”, nga i prezantuari, si shef policie. Ai i ka thënë hetuesve, se hashashin e mbështjellë me natriban e kishin vendosur në çanta dhe disa thasë të bardhë. Pasi janë ngarkuar çantat, Ahmetaj, ka shpjeguar, se personi i prezantuar si shef policie është larguar me makinën e tij nga vendi, ku do zbriste avioni dhe është vendosur në hotelin aty pranë.

Flamurë në rërë

Kleviol Ahmeti ka treguar se në rërë, kishte vendosur dy flamuj të vegjël të kuq, si shenjë për pilotin, se ku mund të zbriste. Disa minuta më pas, është shfaqur avioni që në ulja e sipër,ka pësuar dëmtim të rrotës. Në këtë kohë, ka dëshmuar Ahmetaj, ai vetë ka boshatisur makinën duke u larguar me nxitim drejt hotelit, ku priste i ashtuquajturi “shef policie”. Në ikje e sipër ai ka dëmtuar sotokartin e makinës, të cilën e ka lënë te hoteli dhe është larguar së bashku me shokët.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Bashkia – KUJDES nga temperaturat e larta, rrezik zjarri https://t.co/RFNvr9n7Fs https://t.co/55yzDd1Koc
11,392 people follow ALB365
Twitter Pic johnramp Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Sektori i librit për fëmijë merr emrin “Tashko Lako”.

   Fier - Sektori I librit për fëmijë i Bibliotekës Publike të Qytetit Fier ka marrë emrin e shkrimtarit, publicistit,...

Close