|E hënë, Dhjetor 11, 2017

Hashashi, nis monitorimi nga ajri edhe mbi Lazarat. 

  Tirane – lazarat-marijuana-albania-5Helikopterët italianë pritet të nisin sot fluturimin e parë, për të monitoruar nga ajri nëse në ndonjë vend të Shqipërisë janë mbjellë bimë hashashi. Operacioni është paralajmëruar nga Ministria e Brendshme tri ditë më parë, pas një takimi që patën zyrtarët e lartë të policisë së dy vendeve. Kjo konsiderohet si një masë parandaluese për mbjelljen e hashashit në vend dhe mendohet që mund të rezultojë e suksesshme.
Fshati më problematik për mbjelljen dhe kultivimin e lëndës narkotike konsiderohet Lazarati, në Gjirokastër. Tonelatat e drogës që janë kultivuar në këtë fshat janë trafikuar kryesisht drejt Italisë. Zyrtarisht nuk dihet se nga do të nisë monitorimi nga ajri dhe nëse është Lazarati, vendi i parë mbi të cilin do të fluturojnë helikopterët, ku specialistët shqiptarë do të asistohen nga ata italianë.
Ndërkaq, mendohet se do të monitorohet e gjithë hapësira shqiptare, që nga veriu deri në jug. Në fakt, kjo masë parandaluese u ndërmor, pas akuzave të forta të javëve të fundit të opozitës, ku mes të tjerash thanë se në trafik droge janë përfshirë dhe Forcat e Armatosura dhe se trafiku po kryhej nga bazat ushtarake me avionë të vegjël. Në kulmin e këtyre akuzave, një avion i vogël i pilotuar nga Giorgio Riformato, italian, ngeci në rërën e Divjakës dhe dyshohet se do të transportonte drogë drejt Italisë.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Arsimi profesional, marrëveshje Shqipëri – Itali

Tiranë - Shqipëria dhe Italia do të...

Close