|E hënë, Nëntor 20, 2017

Hashashi, te henen fillon monitorimi nga ajri. 

Tirane – blen-596x340Nё kuadёr tё masave tё ndёrmarra pёr parandalimin e goditjen e kultivimit tё bimëve narkotike, Policia e Shtetit ka njoftuar se ditën e hënë do të fillojë monitorimi i territorit me avionë gjurmues nga ajri.
Prej dy ditësh në aeroportin e Rinasit është pozicionuar skuadra e monitorimit e cila përbehet nga një avion gjurmues, dy pilotë si dhe ekspertët e përdorimit të paisjeve elektronike të kontrollit, flotë kjo e mundësuar nga shteti Italian dhe Guardia di Fiananza.
Për koordinimin e këtij operacioni ditën e sotme në ambjentet e Drejtorisë së Policisë është zhvilluar një takim me përfaqësues të palës italiane dhe asaj shqiptare.
Sipas Policisë së Shtetit veprimtaria pёr monitorimin e territorit do tё fillojё ditёn e hёnё, ku do tё nisё dhe monitorimi pёrmes avionit, proces i cili do tё pasohet nga veprimet nё terren tё forcave vendore tё policisё tё mbёshtetura nga forcat speciale, me qёllim asgjësimin e sipërfaqeve tё konstatuara.
Në planet e fluturimit tashmë të fiksuara ndërmjet policisë shqiptare dhe përfaqëusesve italian, bën pjesë i gjithë territori, kryesisht zona e Lazaratit si dhe malësitë e zonës së Shkodrës.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Basha: Kandidat për deputet në PD? Ja kushtet

Tiranë - Kreu i demokratëve, Lulzim Basha ka mbledhur sot Kryesinë e PD-së. Gjatë fjalës së tij, Basha tha se të...

Close