|Thursday, December 8, 2016
  • NA NDIQ NË

Hillary Clinton – Ja pse humba në zgjedhje 

Hillary Clinton ka fajësuar drejtoin e FBI James Comey për humbjen e saj në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan BBC.

“Shpallja e një hetimi të ri për emailit nga Jams Comey pak para ditës së zgjedhjeve ndali vrullin e fushatës”, tha zonja Clinton.

Ish-kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë i bëri këto deklaratë me donatorë të lartë të partisë në një bisedë telefonike, e cila u zbulua në media.

Ndërkohë nga ana tjetër protestat kundër zgjedhjes së Trump në krye të SHBA po vazhdojnë.

Rreth 2,000 njerëz marshojnë në rrugët e Nju Jorkut duke thirrur “Jo presidenti im”

Sakaq presidenti i ri amerikan Donald Trump ka bërë një lëvizje të papritur duke deklaruar se nuk do të ndryshojë disa pika kyçe të ligjit shëndetësor të presidentit Obama që njihet me emrin Obamacare.

Add a Comment

%d bloggers like this: