|E diel, Tetor 22, 2017

Himara . PR dhe PBDNJ duan referendum. 

05HimaraRiviera00034    Tiranë – Organizata e Minoritetit Etnik Grek, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe Partia Republikane në Himarë shpallin zyrtarisht vendimin për mosbindje civile ndaj ligjit Nr.7501 “Për ndarjen e tokës bujqësore në përdorim” duke deklaruar se “populli i Himarës njeh vetëm pronat e trashëguara nga gjyshërit, bazuar në nenin 41 të Kushtetutës së Shqipërisë”.

Me anë të një “ultimatumi” prej tri pikash drejtuar qeverisë shqiptare në 19 qershor 2014 paralajmërohet mbajtja edhe e një referendumi lokal “ku populli i Himarës të shprehë vulletin e vet për të vendosur për të ardhmen e tij”, në rast se nuk do të merret në konsideratë propozimi për bashkimin në një njësi më vete administrative të Bashkisë Himarë me Komunën Lukovë.

Vendimi i dy partive shqiptare, i mbështetur nga OMONIA dhe pesë shoqata lokale vjen fill pas takimit konsultues që ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Bledi Çuçi zhvilloi me banorë të zonës për reformën e re administrativo-territoriale. Në këtë bashkëbisedim Çuçi theksoi se “njësitë vendore të Himarës, Vranishtit dhe Lukovës do të përbëjnë një zonë funksionale më vete që do t’u sigurojnë banorëve më shumë të ardhura”.

Por nga ana e tyre himariotët e pranishëm në këtë bashkëbisedim duke mos refuzuar bashkimin me Lukovën kontestuan bashkimin me Vranishtin. Më herët Çuçi, në emër edhe të qeverisë shqiptare, ka bërë të qartë se me ndarjen e re territoriale të vendit, Himara nuk do të jetë një njësi administrative më vete, pasi sipas tij këtë status do ta gëzojnë vetëm zonat minoritare.

SKANDALI

Skandali që karakterizon këtë “ultimatum” të adresuar për qeverinë shqiptare buron nga fakti se mbështetet me firmë dhe vulë nga dy parti politike: PBDNJ-ja, një parti qeveritare, që angazhohet publikisht për mosnjohje të ligjeve të shtetit dhe PR-ja, një forcë politike e djathtë konservatore, patriotike dhe theks kombëtarist, që në themel të programit të saj ka çështjen e pronës, e që pavarësisht, firmos “ultimatume” për mosbindje civile si edhe përkrah mundësinë e një “referendumi” për mëvetësinë e Himarës.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Lutje Zotit !

Nga FLAMUR ÇEPELE - Zot i plot'fuqishèm, po ju lutem, nèn kètè natè tè zezè pis, i gèrmuqur nèn batanije,...

Close