|E mërkurë, Dhjetor 13, 2017

Historia e pabesueshme e fierakut Renato të Master Chef-it . 

IMG_20150127_123637_0Eshtë larguar nga Fieri në moshën dhjetë vjeçare dhe sot është “shef” në një nga restorantet më të mira të Athinës. Nëse do të përmblidhej vetëm me një flali, kjo është historia e Renato Mekollit, të riut që u kthye në vendin e tij me një formë revanshi: Duke thyer rekordet e audiencës në edicionin e dytë të spektaklit “Master Chef Albania”. Por historia e këtij shefi kuzhine, tashmë i famshëm edhe në Shqipëri, nuk është një nga ato historitë rozë, ku gjithçka shkon mirë dersa mbaron me happy end.

Historia e këtij emigranit është një seri sekuencash fati, që e bënë të jetë aty ku është sot në restorantin Vassilenas me një histori mbi 100 vjeçare, ku shkojnë shumë nga personalitetet e botës së show bizit dhe politikës në Greqi. Natyrisht në fund të tunelit ai e pa veten fitues të çmimit “Kapelja e Artë”, akorduar nga shefat më të mirë të Greqisë, fitues të çmimit “Gourmet” për kuzhinën moderne greke dhe gjithashtu restoranti që ai drejton ka fituar çmim si restoranti me cilësi më të lartë në vend. Por siç thamë në të gjithë këtë trajektore ka pasur edhe shumë fat. Dhe Renato e tregon pa droje atë. Ai mban mend atë ditë kur punonte për shefin francez, Herve Pronzato, dhe ishte akoma vetëm një pjatalarës 15 vjeçar: “Unë punoja si pjatalarës ndërkohë që studioja në një shkollë ekonomie. Kur kisha kohë të lirë, ndihmoja edhe në kuzhinë, por nuk më shkonte ndër mend që një ditë do merresha seriozisht me gatimin. Një herë prisnim një koleksion shumë cilësor pjatash dhe gotash nga Franca. Ishte si festë kur erdhën. Unë kisha detyre t’i laja para përdorimit, por ç’ndodhi? Më ranë nga duart dhe u thyen! Të gjitha. Ky ishte fundi im aty. Ditën që do largohesha, ndërkohë që vazhdoja qaja, chef-i francez më ndaloi dhe më tha që nuk duhet të ikja, në zyrën e pronarit bëri namin që të më mbronte dhe nisi të më bindte që të studioja për kulinari dhe pse nuk më kishte rënë asnjëherë në sy që i kishin pëlqyer ato që bëja në kuzhinë.” renato

Ky aksident i parë do t’i shërbente për të ndryshuar drejtim në jetë. Renato shumë shpejt i braktis studimet e ekonomisë dhe mbaron shkollën e kuzhinës “Chef d’oeuvre” duke vazhduar të punonte po me francezin Herve Pronzato tashmë si kuzhinier.

Por rastësitë nuk mbarojnë këtu. Djali nga fieri vazhdoi të punojë fort, të lexojë dhe të eksperimentojë, derisa një ditë në restorantin ku kish filluar punë ia mbërriti një gazetar i  “New York Times” i cili botoi më pas një shkrim kushtuar restorantit “Vassilenas” dhe chef-it shqiptar. Renato e mban mend si sot atë ngjarje kur pas shumë dyshimesh e mësoi që kishte gatuar për gazetarin e New York Times. Ja si e ka treguar ai këtë episod për “Revistën Class”: “Kishte rezervuar me emër tjetër, për dy veta, në orën 20.00. Erdhi vetëm dhe në orën 22.00. Porositi gjithë menunë. Nuk pranonte t’i afrohej njeri. Vetëm shijonte dhe shkruante. Ne të gjithë po dyshonim. Kush është ky që nuk lejon t’i afrohet kush dhe vetëm shkruan?! Kur u largua dhe tregoi kartën, e mësuam. Frank Bruni i New York Times. Pas kësaj filloi më e vështira. Ato dy- tri javë sa të dilte artikulli, gati nuk haja. Çfarë do shkruante vallë? Deri sa më në fund gazeta doli dhe ne e morëm të gjithë e u vërsulëm sipër kush të lexonte i pari çfarë shkruhej.  Dhe kur lexova gjithë fjalët e mira, isha në qiellin e shtatë.”

ranatMegjithëse planifikon që ndonjë ditë të vijë të hapë edhe në Tiranë një restorant, Renato vazhdon të punojë si shef në Vassilenas. Për të punojnë një rreth i gjërë prej 10 kuzhinjerësh, të cilët i binden rregullave të tij drakoniane. “Duhet që çdo pjatë të jetë cilësore, që klienti të ngelet i kënaqur dhe kur të mbarojë drekën apo darkën të jetë i bindur që ia vlejti koha dhe paratë e shpenzuara aty dhe të shkruajë me dëshirë fjalë të mira në librin e përshtypjeve”, thotë ia për revistën Class.

Të njëjtën rreptësi është parë të tregojë edhe në ekranin e Top Channel me konkurentët e emisionit Master Chef Albania. E natyrisht një gjë e tillë i ka dhënë më shumë popullaritet dhe famë në vendin e tij. Edhe këtu, prej nga u largua në moshën dhjetëvjeçare dhe ku u rikthye me aureolën e një profesionisti me çmime të shumta dhe me sukses tashmë të garantuar.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Berisha – Ja pronat e Emiljano Shullazit në Durrës (dokumenti)

Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një dokument sipas...

Close