|E hënë, Qershor 26, 2017

Hoxhaj: Shqipëria, jashtë marrëdhënieve me Serbinë 

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ruan qëndrimin se Shqipëria nuk duhet të ndërhyjë në marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë. Shefi i diplomacisë kosovare, argumentoi qëndrimin, gjatë një bashkëbisedimi me studentët e Universitetit Europian të Tiranës ku bisedoi për diplomacinë dhe sfidat e Kosovës.

Politika e Jashtme e Kosovës i sheh marrëdhëniet me Serbinë të ndara prej Shqipërisë. Shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj ruan qëndrimin që shkaktoi polemika në prag të vizitës së kryeministrit shqiptar në Serbi.

Hoxhaj: Çdo përmirësim i raporteve mes Shqipërisë dhe Serbisë është në interes edhe të Shqipërisë edhe të Kosovës. Në i shohim marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë, të ndara nga Shqipëria. Nk mendojmë se duhet të jenë në korrnizën e njëjtë.

Hoxhaj kërkoi forcim të bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë, jo vetem politik

Hoxhaj: Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë një bashkëpunim shumë më të ngushtë. Jo vetëm midis dy qeverive, por mes dy shoqërive.

Marrëveshjet me Serbinë në Bruksel janë kritikuar, por Hoxhaj thotë se të gjitha forcojnë sovranitetin e Kosovës.

Hoxhaj: Në bëjmë kompromise me Serbinë për të forcuar sovranitetin tonë të brendshëm dhe të jashtëm.

Përballë sfidave, Hoxhaj nxjerr  një detyrë të politikës së Kosovës:

Hoxhaj: Republika e vogël e Kosovës ka për obligim që të ketë në kulturë mosdorëzimin e shtetit

Ministri i Jashtëm i Kosovës cilëson të shenjtë marrëdhënien me SHBA dhe pret që ajo të mos ndryshojë as me Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rezultati në Fier ora 19 https://t.co/ABA57692mC https://t.co/UFiYNtWIy2
11,393 people follow ALB365
Twitter Pic johnramp Twitter Pic cammipha Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb Twitter Pic ElkroniH
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
skelat ne apoloni
Aktiviteti i Bankers "shkatërron" monumentet në Apoloni. Ministria thotë jo, Instituti i Monumenteve të Kulturës thotë po.

     Fier - Një numër i madh fotografish që paraqesin skela e struktura metalike ndërtimi në parkun arkeologjik të Apolonisë...

Close