|E shtunë, Janar 20, 2018

Hyseni në Kanada zotëronte 5 laboratorë për falsifikim dokumentash . 

ilir-hyseni-interpolTiranë – “Kreu i grupit të kokainës së Xibrakës, Ilir Hyseni, nga viti 2006 deri në vitin 2009, ishte një prej organizatorëve të rrjetit më të madh të falsifikimit të pasaportave, lëtërnjoftimeve dhe kartave të kreditit në Kanada. ” Të dhënat janë zbuluar nga Policia Qëndrore e Montrealit, e cila, që me datë 25 nëntor 2009, e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar, 47­ vjeçarin që në Kanada njihej me identitetin e ndryshuar Bali Meta.

Sipas të dhënave të asaj periudhe, Ilir Hyseni ishte pjesë e një grupi  të strukturuar kriminal prej 33 personash dhe kishte në zotërim 5 laboratorë që prodhonin dhe fabrikonin në mënyrë identike, nga pasaportat , patentat kanadeze, që i shisnin përkudnrejt përfitimeve financiare. Gjithashtu, grupi prodhonte dhe karta krediti, që shërbenin për të vjedhur paratë e shtetasve kanadezë. Në operacioni n e koduar C­DEVANCER, i cili u zhvillua me datën 25 nëntor 2009, u angazhua n rreth 400 policë kanadezë e u arrestuan të paktën dhjetë persona, ndërsa 3 anëtarët kryesorë të grupit u shpallën në kërkim. Akuzat që rëndojnë mbi Ilir Hysenin në Kanada janë për krijim të organizatave kriminale, falsifikim të pasaporta ve dhe kartave të kreditit, vjedhje të kartave të kreditit si dhe posedim të pajisjeve për falsifikime.

hyseni-foto-okAutoritetet ligjzbatuese shqiptare bëjnë të ditur se kanë njoftuar Interpolin dhe Policinë Kanadeze për arrestimin e Ilir Hysenit, alias Bali Meta. Pas njoftimit, Interpoli ka nisur procedimin për heqjen e emrit të Bali Metës nga lista e të kërkuarve. Pas 9 arrestimev e në Xibrakë, ku figuronte edhe Ilir Hyseni, nga burime të policisë shqiptare u mësua se hetimet do të shtriheshin , veç Gjermanisë, edhe në Kanada, pasi atje Hyseni, me identitetin Bali Meta, rezultonte i shpallur në kërkim. “Grupi i kokainës” u zbulua më 14 janar 2015 së bashku me laboratorin e drogës që kishte ngritur në Xibrakë.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Mësuesja detyronë nxënësit e klasës 7 të shkruajnë letër dashurie

Kosovë - Një arsimtare në...

Close