|E hënë, Tetor 23, 2017

I burgosuri kërcënon deputetin e PS-së. 

89508_1    Tiranë – Kërcënohet nga burgu deputeti i Partisë Socialiste, Sadri Abazi. Personi që ka kryer telefonatën nga kabina e Burgut 302 te rruga “Mine Peza” në Tiranë, mendohet se është i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Laç, Altin Piroli.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e së dielës dhe është denoncuar menjëherë në Komisariatin nr.3 të kryeqytetit. Denoncimi është bërë nga deputeti Abazi, i cili beri padi në polici për telefonatën nga Burgu 302 në Tiranë.

Burime nga grupi hetimor thanë se kanë nisur procedim penal me akuzën “përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike”. Ndërsa vetë deputeti Abazi nuk ka pranuar të komentojë ngjarjen, madje edhe e ka mohuar, me pretendimin se nuk ka bërë asnjë kallëzim të kësaj natyre.

Megjithatë, ngjarja konfirmohet nga tri institucione, nga Policia e Tiranës, Prokuroria, ku janë referuar tashmë materialet, si dhe nga Burgu 302, ku janë kryer verifikimet për identifikimin e autorit të telefonatës kërcënuese.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Të fala paç Edi, jam gruaja nga Fieri

Nga INDRIT VOKSHI - Edi i dashur, jam gruaja e atij burrit. Ndihem shumë e nderuar që më bëre të fala...

Close