|E premte, Gusht 18, 2017

I dënuari për vrasje kapet në Vlorë me 21 kallëpe C4. 

147834Vlorë – Një 37-vjeçar i dënuar më parë për vrasje, është arrestuar në qytetin e Vlorës pasi në çantën e tij policia gjeti 21 kallëpe tritol C4. Policia arrestoi Kastriot Prengën menjëherë sapo i riu zbriti nga autobusi i linjës për në qytetin e Vlorës në afërsi të shkollës “Perla”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Elizeja”.

Lënda eksplozive dyshohet se ishte siguruar në Mal të Zi dhe ishte trafikuar nga ky person për në Shqipëri dhe se një pjesë e saj do të shitej në Shqipëri për llogari të grupeve kriminale vendase ndërsa pjesa tjetër do të trafikohej për në vendet fqinje.

Prenga ishte nen hetim prej dy muajsh në bashkëpunim me Prokurorinë Për Krimet e Renda Tiranë për një rrjet të mirë organizuar që merret me trafikun e lëndëve eksplozive.

37-vjeçari nga Dibra është person me precedentë të mëparshëm penal, ndërsa ishte dënuar me 12 burg për një vrasje të kryer më herët në Mirditë. Ai prej kohësh jetonte në qytetin e Durrësit, ndërsa policia vijon hetimet për evidentimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet
alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Perandori shpreh vullnetin për t’u tërhequr

Japoni - Perandori i Japonisë, Akihito, ka shprehur vullnetin e tij për t’u tërhequr nga pozicioni si kryetar shteti, gjë...

Close