|E enjte, Tetor 19, 2017

Ibrahimovic: Mourinho dhe unë jemi fitues 

Zlatan Ibrahimovic, sulmuesi i Manchester Unitedit, ka dhënë një deklarata të madhe para derbit ndaj rivalit të qytetit, Manchester Cityt

Zlatan Ibrahimovic thotë se ai dhe Jose Mourinho kanë një mentalitet fitues, i cili do të sjellë sukses në Manchester Unitedit. Dyshja fitoi titullin e kampionit në Serie A me Interin në sezonin 2008/2009 para se Ibrahimovic t’i bashkohet Barcelonës.

“Unë e njihja këtë trajner edhe më herët. Unë e di çfarë dëshiron, dhe kërkon ai. Ai është një fitues dhe kështu jam edhe unë. Bëjë gjithçka për të fituar dhe ai mendon të njëjtën gjë. “Ai ka fituar, kam fituar, kemi fituar, kur ne ishim të rinj dhe do të fitojmë, kur ne jemi pak më të vjetër “, ka thënë Ibrahimovic për Football Focus BBC-së.

“Kudo që shkoi, ai fitoi. Me Porton, ai e fitoi Ligën e Kampionëve, askush nuk priste këtë. Në një kohë të shkurtër, ai ka shumë sukses. Ai bën atë që duhet të bëjë për të fituar. Ashtu si unë, edhe ai nuk e pranon të humb”, ka theksuar suedezi.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Qëllohet me armë afër makinës së Monika Kryemadhit. PD-Skenar i Ilir Metës

Lezhë - Shtabi elektoral i kandidatit të majtë për bashkinë e Lezhës, Viktor Tushaj bën publik një incident të regjistruar...

Close