|E martë, Korrik 25, 2017

Idrizi – Metës : Në Greqi shpresoja të shihja kryeministrin e 1999-s 

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi ka kritikuar qëndrimin e kreut të Kuvendit Ilir Meta gjatë vizitës në Athinë. Në foltorja e Kuvendit, Idrizi tha se në Athinë priste që të shihte atë kryeministër të 1999.

Idrizi: Unë nuk e fsheh habinë për gjuhën që zgjidhët në Athinë, sepse më shunmësesa e sofistuikuar një ditë më pas mikpritësi juaj firmosi një letër ku komisionri Hahn u shpall armiku i klasës vetëm sepse përfshiu në axhendë çështjen çame. Unë shpresoja të shihja në sjelljen tuaj të atjeshme të paktën kryeministrin e vitit 1999 kur vizitonte Athinën ose kryetarin e LSI kur organizonte mbështetje dhe mbështeste cështjen came.

Ma merr mendja se do të jenë çuditur edhe vetë grekët të cilët me siguri nuk prisnin që të kishin në të njëjtën gjatësi vale me ju për të harruar një çështje e cila nuk e harron asnjë nga qytetarët e tu dhe sëfundi as europianët. Ju thoni ta lëmë të shkuarën dhe ta shohim të ardhmen! Po Presidenti i Greqisë nuk ja lë çështjen e varrezave të shkuarës, por ja faturoi të ardhmen, askush nuk u ndje. As ju dhe as kolgët që ju shoqëronin. por të vdekurit janë njësoj kudo, trajtohen me të njëjtin respekt, ndaj do të ishte e udhës të paktën të kishin kërkuar varet e shqiptarëve në Çamëri, por kjo befas ndodhi që i përket të së shkuarës.

Nëse nuk lejohen ndërtimet e varresave prej të rënëvë në Çameri prej genocidit fashist grek në fund të luftës së dytë botërore asnjë arkëmort grek nuk do të ketë në Shqipëri. Unë betohem solemnisht për këtë në emër të PDIU, pro edhe në emër të të gjithë shqiptarëve sido që të kem bindjen dhe besimin unë jam i bindur që nuk do ti lejoj. Nuk ka gjuhë të mëndafshtë apo helm që të na pijnë , nuk ka aksion politik tokësor dhe detar, ajror që ne të na thyej, aty do të jemi, përballë do të na kenë.

Unë nuk paragjykoj asnjë delegacion parlamentar kudo që të shkojë ai, le ta ndërtojnë si të duan, por mendësia e përjashtimit është e hidhur dhe buron nga mungesa e tolerancës dhe shpirtit integrues. Mirë ne të PDIU që nuk na përfshini kur shkoni në Athinë, por të paktën ka deputetë me origjinë çame nga partitë e tjera këtu në parlament.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Ambasada italiane në Tiranë: Punë të mbarë President Ilir Meta https://t.co/27y7WmgWjv https://t.co/xN7eeqHf5t
11,309 people follow ALB365
Twitter Pic OwenFxtr Twitter Pic Zqyew Twitter Pic MilyarTa Twitter Pic emel_sal Twitter Pic Danchfil Twitter Pic Hanadi80 Twitter Pic Bougainv Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Rihanna na le me goje hapur.

   USA - Rihanna kaloi në tapetin e kuq pasi u nderua me çmimin “Fashion Icon” dhënë çdo vit nga...

Close