|E mërkurë, Gusht 23, 2017

Idrizi: Referendum për Himarën? Ne do të kërkojmë për Çamërinë. 

images    PDIU-ja kërcënon se do të kërkojë referendum për Çamërinë nëse OMONIA i kthehet çështjes së Himarës. Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, akuzon Greqinë për çështjen e Himarës dhe paralajmërimin për referendum nga OMONIA. Sipas Idrizit, çështja e Himarës është e mbyllur, pasi në asnjë dokument nuk vlerësohet si zonë minoritare.

Por qëllimi i vërtetë, sipas kreut të partisë çame, nuk është Himara, por me anë të një strategjie të mirëstudiuar, Greqia po synon që bashkitë e vetme çame, ajo e Konispolit dhe e Markave, t’i bashkojë në një bashki të madhe minoritare, me synimin e vetëm, lidhjen kufitare me Greqinë.

“Himara, problem i stisur, ka qenë në kohën e mbretit Zog dhe në Kushtetutën tonë që njohim zonat minoritare. Pra Himara nuk është zonë minoritare. Për këtë arsye, beteja nuk bëhet në Dervician apo në zonat e tjera minoritare, por shpërngulet në një vend që historikisht ka qenë shqiptar. Himara është shqiptare, nuk ka sens që të bëjnë referendum, është njësoj siç thashë, që ne të kërkojmë referendum për Çamërinë. Unë do të kërkoj pastaj referendum nga të gjithë shqiptarët që vërtet Çamëria të bëhet pjesë e Shqipërisë. Sigurisht, presione të tilla tashmë janë bërë vulnerabël, u bë kaq kohë që ne i dëgjojmë.

I vetmi problem shqetësues që unë shoh është fakti që Bashkia e Konispolit bashkë me Bashkinë e Markave, që janë pjesa çame e mbetur në territorin shqiptar, ka qenë prefektura e Çamërisë në kohën e mbretit Zog. Ka një ide që ato të ndahen dhe të na spostohet një mega-komunë apo bashki, jo më në Himarë, por në një zonë tjetër, e cila është shumë më e madhe sesa Himara, dhe kam përshtypjen që vazhdon një strategji prapë me hilerat e Greqisë, që tenton që të kërkojë Himarën. Në fakt po bën një zonë tjetër, një bashki tjetër shumë të madhe me minoritarë”, – thotë Idrizi.

Por kjo situatë, sipas tij, nuk do të tolerohet, dhe për këtë arsye PDIU-ja do të zhvillojë një takim edhe me ministrin për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, ku nëse pranohet edhe kërkesa e kësaj partie për të mos ndarë Bashkinë e Konispolit, mund të jepet vota pro reformës territoriale, e parashikuar të votohet brenda këtij sesioni parlamentar.

Po dje, nga PDIU-ja, edhe deputeti Dashamir Tahiri reagoi pas deklaratave të Bashkimit Demokratik të Minoritetit Etnik Grek, OMONIA, në Himarë, për procesin e ndarjes së re territoriale. Kështu, në një deklaratë për mediat, OMONIA thekson se po ndjek me vëmendje të veçantë procesin e ndarjes territoriale, ndërsa paralajmëron se është kundër saj.

Ndër të tjera, OMONIA ka paralajmëruar me mosbindje civile. Sipas Dashamir Tahirit, Himara duhej të ishte bashkuar me Vranishtin. “Pretendimet e OMONIA-s janë absurde. Himara duhej të ishte bashkuar me Vranishtin, Konispoli duhet të jetë prefekturë më vete. Të gjitha zonat shqiptare janë të njëjta”, – tha Tahiri.

alb365.com/balkanweb

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Shpërthimet e puseve në Marinzë, shkaqet dhe dëmet

Nga TRIFON ZIU     Deme te medha ne mjedis u shkaktuan nga shperthimet por ne pergjithesi edhe nga menyra...

Close