|E shtunë, Nëntor 18, 2017

‘Iku more iku’ ….. Poezi e Arben Dukës për Edi Ramën 

Poeti i njohur për vargjet e tij satirike, Arben  Duka ia ka kushtur krijimin e rradhës, vizitës së kryeministri Edi Rama në Majemi.

Ndërsa poezia në fakt është edhe nje elegji satirike për mënyrën sesi Rama e qeveris Shqipërinë dhe padurimin që ai ka për ikur sa më shpesh nga vendi.

Lexoni të plotë poezinë Arben Dukës për Edi Ramën…

Iku-more iku, pa filluar viti!

Iku-more iku,
pa filluar viti,
se vitin e shkuar,
vërtetë që e ndriti!

Iku-more iku,
gjer në Amerikë,
gjithë vitin do kemi,
të njëjtën muzikë!

Iku dhe e bëri,
fare-baltë sheshi,
gjithë barra ka mbetur,
te Niko Peleshi!

Rama-more Rama,
s’rri dot në Atdhe,
o s’na do ai,
o s’e duam ne!

Po një ngushëllim,
kini-o shqiptarë,
se rri në biznes,
jo në klas të parë!

Vetëm në biznes,
ikën edhe vjen,
në një farë mënyre,
vendin e kursen!

Përkushtimi i tij,
historik do ngelet,
se me pakëz yje,
i zgjedh dhe hotelet!

Mëngjezi është falas,
ndaj heshtni skiftera,
me hot-dog i shkon,
dy vaktet e tjera!

Shpenzimet e tjera,
i heq vetë-o burrë,
se kudo që vete,
shet nga një pikturë!

Nga ato që bën,
kur rri pak në zyrë,
sepse kjo i duket,
puna më e mirë!

Të tjerat i duken,
punë fare kot,
ndaj s’rri në Atdhe,
se nuk është idiot!

Se nuk qeveriset,
Shqipëri e leshit,
ndaj dhe të gjithë barrën,
ja vërvit Peleshit!

Peleshi i shkretë,
mban në kurriz shtetin,
Rama eksploron,
cep më cep planetin!

Pesë a gjashtë herë,
e ka parë Azia,
tani i ka mbetur,
dhe Australia!

Edhe Argjentina,
fiks në skajin tjetër,
si shëtitje darke,
Europë e vjetër!

Nëpër udhëtime,
biri ynë sa vuan,
dhe asnjë marrëveshje,
gjëkund s’nënëshkruan!

Iku-more iku,
mori arratinë,
ai që mbi supe,
do kish Shqipërinë!

Iku-more iku,
në Ameriqi,
sa të ketë pushtetin,
t’i krrejë ujë të zi!

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Kush feston me flamuj në Luginë, dënohet nga Serbia

Gjykatat në Serbi vazhdojnë t’i dënojnë shqiptarët në Luginë të Preshevës për ngritjen e flamurit kombëtar. Festa e Flamurit në...

Close