|E diel, Tetor 22, 2017

Inagurohet edhe një biznes fason 

Fier – Inagurimi i një biznesi të ri tekstilesh ka qënë qëllimi i një vizite në qytetin e Fierit të ministres së ekonomisë, Milva Ekonomi. Kjo e fundit është shoqëruar edhe nga deputetët e qarkut Fier, Ervin Koci, Antoneta Dhima, Adelina Rista dhe Omer Mamo ndërsa nuk kanë munguar edhe kreu I bashkisë Fier,

Armando Subashi, si dhe përfaqësues të kompanisë italiane “Etruria”, e cila bëri të mundur hapjen e kësaj fabrike. Në fjalën e saj për median, ministrja Ekonomi ka theksuar se hapja e një fabrike të tillë dëshmon më së miri rritjen e investimeve të huaja në vendin tonë. Ajo ka theksuar gjithashtu se investime të tilla synojnë hapjen e vendeve të reja të punës ndërsa është ndalur edhe tek roli pozitiv që ka patur paketa fason në rritjen e eksporteve në vendin tonë për produktet fasone gjatë këtij viti, duke e krahasuar atë me dy vitet paraardhëse.

Ndërkohë një prej ortakëve të kompanisë italiane që ka investuar në këtë biznes, Silvano Franceskini, ka theksuar se ky është thjeshtë fillimi I një bashkëpunimi midis kopanisë italiane dhe atyre që bënë të mundur realizimin e hapjes së një fabrike të tillë.

Nga ana e tij, kreu I bashkisë Fier, Armando Subashi është ndalur tek rëndësia e një biznesi të tillë për hapjen e vendeve të reja të punës, ku gjatë vitit të parë synohet që të punësohen rreth 100 punonjës e për tu dyfishuar në vitin e dytë.

Ky biznes është një investim në industrinë e fasonëve i cili do të prodhojë materiale tekstile që përdoren në higjienën shtëpiake, ndërsa vlera e investimit arrin në 500 mijë euro.

alb365

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Çani – Rama të sigurta dhe 2 mandate, i ka kopsitur dosjet

Gazetari Arjan Çani i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Në “360 gradë”, ka kometnuar deklarat e ambasadorit amerikan Donald...

Close