|E diel, Dhjetor 17, 2017

Inati me komshinjtë, solar në depozitat e ujit . 

155317Berat – Kishte një konflikt me komshijntë e pallatit u hedh solar në depozitat e ujit të pijshëm. Ngjarja e pazakonte është shënuar mesditën e së mërkurrës në lagjen “Kushtrim” të qytetit të Beratit.

Autor i këtij veprimi sipas policisë është 64 vjecari, Zoi Gjermeni, banues në katin pestë të pallatit. I moshuari ishte konfliktuar disa herë me banorët e pallatit për rrjedhjen e ujit nga depozitat që sipas tij i shkaktonte lagështirë në tavanin e apartamentit që ndodhet në katin e pestë.

Kjo është konstatuar pas dy ditësh kur banorëve uji i pijshëm u ka ardhur me solar, ndërsa kur janë ngjitur në tarracën e pallatit kanë vënë re se në depozitat e tyre të ujit ishte hedhur solar. A1 Report sjelle edhe pamje nga depozitat në të cilat ishte hedhur solari, ndërsa mësohet se asjë banor i pallatit nuk ka konsumuar ujë dhe në spital nuk janë shënuar emergjenca.

Banorët rezidentë të pallatit kanë njoftuar policinë e cila ka identifikuar 64 vjecarin, Zoi Gjermeni, si autor të këtij akti e ndërkohë ndaj këtij të fundit ka nsiur edhe procedim penale.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
3 në pranga , kapen me 106 doza canabissativa

Fier - Kapen me 106 doza lëndë narkotike,...

Close