|Monday, December 5, 2016
  • NA NDIQ NË

Incidentet në stadiume, Policia: “Listë të zezë” për tifozë 

2d06945f-b3b0-4309-8a85-12230044b40c-9331-00000714ffe71a06_tmp

Duke u nisur nga incidentet e dhunshme që ndodhin në stadiume, Policia e Shtetit kërkon vendosjen e “listave të zeza” për tifozët e dhunshëm.

Deklarata bëhet nga Gjovalin Loka, drejtor i Rendit Publik, sipas të cilit këto lista duhet të rifreskohen, ndërsa bëhet fjalë për një grup të vogël tifozësh që kanë prirje për akte dhune në stadium.
“Listat e zeza nuk shkruhen sot dhe mbeten përgjithmonë, por ka tifozë që bëjnë akte si ato të djeshmet, ndaj duhet të rifreskohen dhe duhet t’i vihen në dispozicion policisë. Janë komisionet e disiplinës ato që vendosin për mbajtjen e tifozëve jashtë stadiumit, jo Policia e Shtetit”, ka thënë Loka për Top Channel.
Një ditë më parë (30 tetor) në Stadiumin “Elbasan Arena”, pati përleshje të ashpra midis tifozëve të Partizanit dhe uniformave blu.
Si pasojë e incidentit kanë mbetur të lënduar disa tifozë, mes tyre një djalë dhe një vajzë për të cilët është kërkuar ndihma e shpejtë.
Në stadiumin e Elbasanit po luhej ndeshja e Superligës midis Skënderbeut dhe Partizanit.

Add a Comment

%d bloggers like this: