|E shtunë, Maj 27, 2017

Inskenon ngjarjen , arrestohet 

Fier – Inskenon ngjarjen dhe bën kallzim të rremë në polici për baxhanakun për armbajtje pa leje në banesë.

Policia e Fierit zbardh ngjarjen, dokumenton inskenimin dhe arreston autorin për veprat penale “Kallzim i rremë”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” , “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Trafikim i lëndëve plasëse”.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan shtetasin:

-Vasil Yzeiraj, 31 vjeç, banues në Aranitas, Mallakastër.

Shtetasi Vasil Yzeiraj kallzoi në polici se në banesën e një shtetasi kishte armë pa leje dhe lëndë narkotike.

Policia me të marë informacionin bëri kontrollin e banesës dhe gjeti dy granata dhe një sasi lënde narkotike të dyshuar Cannabis Sativa.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi Vasil Yzeiraj kishte inskenuar vetë ngjarjen dhe i kishte vendosur ai sendet e paligjshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy granata dhe 508.6 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Duka firmos marrëveshjen me Bashën, tre deputetë në listat e PD https://t.co/BueCpx2x26 via @wwwalb365com
11,293 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Goxhaj – Ramës: Më dhunove me policë, por i filmova me celularin që futa në mbathje .

Tiranë - Avokati Altin Goxhaj i dërgon një mesazh publik të mbushur me kërcënime, Kryeministrit Edi Rama, i bindur se...

Close