|E hënë, Qershor 26, 2017

Institut per te bere humor. 

0,,16819642_303,00  Berlin – Gjermanët përqëndrohen tek humori, kërkojnë ndihmë profesionale. I njohim si popull i ftohtë dhe pa shumë sens humori. Por ja që gjermanët kanë në mend të ndryshojnë. Eva Ullmann ka marrë një master në vitin 2002 si psikoterapiste dhe ka hapur një institut për humorin, shkruan ‘The Economist’.
Në vitin 2005, ajo çeli Institutin Gjerman të Humorit në Leipzig që i dedikohet kombinimit të seriozitetit me humorin. Ajo ofron seminare, leksione dhe menaxhime me trajnime personale tek punonjësit nga firmat e vogla deri tek gjigandët si Deutsche Bank dhe Telekom. Kurse projekti më i fundit kishte të bënte me trajnimin e studentëve dhe mjekëve. Dhe ata duhet të kenë humor në profesionin e tyre apo jo?
Ka qenë amerikani John Morreall, që provoi se ndjenja e humorit është një mekanizëm vetëndihmues në profesion. Madje për humorin mbahen dhe Kongerese Ndërkombëtare si ai në Amsterdam. Gjermanët e kuptuan pak vonë se ishin në disavantazh me pjesën tjetër të botës dhe vendosën që këtë ndjenjë humori që gëzojnë popujt e tjetër ata ta mësojnë në shkollë.
Por ka të tjerë që mendojnë se vërtet gjermanët nuk prodhojnë humor, por e shijojnë shumë bukur atë.Kjo jo se gjermanët nuk dinë të bëjnë ironi. Mungon ironia e bukur, humori spontan, shakaja që shkakton të qeshura të castit. Këtë përpiqet të mësojë Ullmann në klasën e saj.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Manjani: Biznesi i kanabisit financoi ruajtjen e rezultatit të PS-së të 2013 https://t.co/iBI17c9J77 https://t.co/iAk881Y48y
11,394 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Vjedhja e energjisë, 8 në pranga , 3 në kërkim dhe 3 në hetim të lirë.

Fier - Më datë 29.10.2014,ne vijim te operacionit per abuzimet me energjine elektrike u bë arrestimi në flagrance, i shtetasve...

Close