|E hënë, Korrik 24, 2017

Interpol vlerëson punën e policisë në Lazarat. 

125705   Interpol vlerëson operacionin e ndërmarrë nga Policia e Shtetit në Lazarat. Këto vlerësime shprehen në një artikull të publikuar në faqen zyrtare në internet të titulluar “Tonelata marijuanë të kapura në operacionin më të madh të ndërmarrë ndonjëherë nga Policia Shqiptare” .

Në këtë artikull pasqyrohen rezultatet e këtij operacioni, vlerësimet për Policinë Shqiptare, si dhe bashkëpunimi me Interpol për verifikime të mëtejshme në databazën e Interpol të personave të arrestuar në kuadër të këtij operacioni.

“Në një nga operacionet më të mëdha të këtij lloji, Policia e Shtetit Shqiptar ka kontrolluar një fshat në jug të vendit të njohur për prodhimin e marijuanës në shkallë të gjerë, duke kapur tonelata drogë dhe arrestuar mbi një duzinë personash. Në pesë ditët e para të këtij operacioni në fshatin Lazarat policia kapi mbi 23 ton marijuanë, shkatërroi mbi 80.000 bimë marijuanë, shkatërroi 4 laboratorë droge dhe konfiskoi një numër të madh armësh zjarri dhe municionesh. Qindra oficerë policie janë përfshirë në operacionin që po vazhdon, i cili deri tani ka çuar në arrestimin e 15 personave nën akuzën e kultivimit të marijuanës, si dhe kundërshtimit me armë të policisë. Mbi 130 shtëpi në fshat janë kontrolluar nga policia, si dhe terrenet përreth tyre, ku plantacionet e marijuanës janë shkatërruar me zjarr.

Shqipëria është në kontakte të ngushta me Interpol dhe do të dërgojë detajet e individëve të arrestuar për t’u kontrolluar në databazën e Interpolit, me qëllim identifikimin e lidhjeve të mundshme me krime apo organizata kriminale në botë.

Ky operacion përcolli një mesazh të fortë që Shqipëria nuk do të tolerojë asnjë aktivitet Kriminal në territorin e saj, shprehet Glyn Lewis, Drejtor i Krimit të Specializuar dhe Analizës pranë Interpol”, shkruhet ndër të tjera në këtë artikull.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Sali Berisha shpartallon grupin anti-Basha. https://t.co/R9r2HMsCIB https://t.co/JPBARzCxsh
11,311 people follow ALB365
Twitter Pic OwenFxtr Twitter Pic Zqyew Twitter Pic MilyarTa Twitter Pic emel_sal Twitter Pic Danchfil Twitter Pic Hanadi80 Twitter Pic Bougainv Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Mjeku shqiptaro-amerikan ofron vizita dhe ilaçe falas

Mario është mjek shqiptar në Amerikë. Ai mendon se ka ardhur momenti të bëjmë për njëri – tjetrin më shumë...

Close