|E mërkurë, Gusht 23, 2017

Irani ekzekuton milardierin, mashtroi. 

Iran – mah-afarid-amir-khosraviNë Iran është ekzekutuar pas vendimit të gjykatës për dënim me vdekje një nga njerëzit më të pasur në vend, i cili akuzohej për mashtrim.
Dënimi i vdekjes për evazion fiskal është i pari i këtij lloji qoftë edhe për Iranin. Miliarderi Mahafarid Amir Khosravi, i njohur edhe si Amir Mansour Aria u ekzekutua sot në një burg famëkeq në veri të Teheranit.
Bashkë me Khosravi-n, përpara gjyqit dolën edhe 38 të akuzuar, 3 prej të cilëve u dënuan gjithashtu me vdekje, ndërsa të tjerët u dënuan me shumë vite burg.
Sipas të dhënave të drejtësisë, ai dhe njerëzit e tij kishin përvetësuar me anë të dokumenteve të rreme bankare rreth 2 miliardë euro.
Mashtrimi përfshinte përdorimin dokumenteve false për të marrë kredi te një nga bankat e Iranit. Kërkesa për kredi gjoja për të blerë kompaninë shtetërore të hekurit.
Khosravi konsiderohej si një prej njerëzve më të pasur në këtë vend. Perandoria e tij e biznesit përfshinte rreth 35 kompani në industri të ndryshme. Ai kishte në pronësi edhe një klub futbolli. Sipas avokatit të biznesmenit ekzekutimi i tij është bërë u informuar.
Mediat në Iran thonë se hetimet ndaj tij nisën në vitin 2007. Në hetime u përfshi edhe ish- shefi i bankës Melli. Lufta pa kompromis ndaj korrupsionit në vend është një nga prioritetet e qeverisë së re të presidentit Hassan Rouhani.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Shkupi goditet nga bresheri, permbytjet dhe termetet.

  Shkup -  Uji pengoi ecjen e makinave, veçmas në pjesën e urave mbi lumin Vardar, ndërsa breshëri kokërrmadh shkaktoi...

Close