|E premte, Dhjetor 15, 2017

Ish e dashura e Bill del kundër Hilari Clinton 

USA – Gennifer Flowers, e cila ka patur një marrëdhenie jashtë martesore me ish- presidentin Bill Clinton në vitin 1980 ka dalë kundër kandidates demokrate Hilari Clinton.

Flowers ka pranuar të jetë pjesë e debatit të parë mes rivalëve në mbrojtje të Trump.  9 vite më parë kur Hillary konkuronte me Barack Obamën për të fituar kandidaturën për President, Gennifer doli hapur në krah të Clinton, duke deklaruar se gjithnjë do të mbështesë femrat në politikë.

Ish-modelja Gennifer Flowers e cila njihet për një marrdhënie jashtë martesore me ish-Presidentin Bill Clinton në vitin 1980, ka pranuar ftesën për të qenë në rreshtin e parë gjatë debatit presidencial mes kandidates demokrate dhe njëkohësisht bashkëshortja e Bill Clinton, Hillary dhe rivalit të saj në këtë garë Donald Trump.

Sigurisht ftesa iu bë nga kandidati republikan Trump, së cilës Gennifer iu përgjigj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Përshëndetje Donald. Ti e di që unë të mbështes dhe do të jem patjetër në këtë debat “- shkroi ish-modelja në Twitter.

9 vite më parë kur Hillary konkuronte me Barack Obamën për të fituar kandidaturën për President, Gennifer doli hapur në krah të saj, duke deklaruar se gjithnjë do të mbështesë femrat në politikë.

Gjithçka në lidhje me pjesmarrjen e Gennifer në këtë debat e pati zanafillën pak ditë më parë kur miliarderi teksan Mark Cuban që njihet si mbështetës i Hillary-t, konfirmoi pjesmarrjen e tij. Cuban shkroi në rrjetet sociale:

 “Sapo mora një ftesë në debatin ku Hillary do të fundosë Trump “dhe përgjigjia e kandidatit republikan nuk vonoi.

“Nëse i dështuari Mark Cuban dëshiron të ulet në rresht të parë, atëherë unë do të vendos përkrah tij Gennifer Flowers.”

Ish-modelja që deri më tani kish refuzuar ftesa të tjera për të qënë e pranishme gjatë fushatës, pasi nuk dëshironte të ndërhynte, tashmë ka pranuar të jetë në Universitetin e Hofstra në New York ku do të zhvillohet të hënën debati i parë presidenciale.

Mardhënia e Flowers me Bill Clinton doli në skenë në vitin 1992 kur Gennifer pretendonte se kishte pasur një lidhje 12 vjeçare me ish- Presidentin.

Në fillim Clinton e mohoi, por në vitin 1998 pranoi se me Flowers kishte kryer vetëm një herë marrëdhënie seksuale.

modelja

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Hollanda stërvit shqiponja kundër “dronave terroristë”

​Policia holandeze ka thirrur për ndihmë shqiponjat...

Close