|E premte, Tetor 20, 2017

Ish drejtoresha e DAR-it Fier Bullati në gjyq, refuzoi të deklaronte pasurinë. 

Arsimi_Shkollor-maxresdefault_971549416Fier – Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq, ish-Drejtoren e Arsimit të Fier, Miranda Bullatin. Ajo akuzohet për refuzim të deklarimit të pasurisë, pas kallëzimit të bërë nga ILDKPI-ja.

Burimet zyrtare të Prokurorisë njoftuan se “Prokuroria e Fierit merr te pandehur dhe dërgon për gjykim kërkesën ndaj ish-Drejtores së Arsimit të këtij qyteti, Miranda Bullatit, e akuzuar për veprën penale të “refuzimit për deklarim të interesave private(pasurisë)”, pas largimit nga funksioni, parashikuar nga neni 257/a, paragrafi i parë i Kodit Penal.

Prokuroria ka nisur hetimin në bazë të një kallëzimi të mbërritur në korrik të vitit 2014 nga ana e ILDKPI-së.

Në bazë të veprimeve hetimore rezulton se shtetasja Bullati, nuk e ka dorëzuar formularin e deklarimit të pasurisë në afatet e përcaktuara ligjore, duke mos e respektuar këtë detyrim edhe pasi ndaj saj është aplikuar fillimisht masa administrative “gjobë”,”-thanë burimet.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
foto arkive
Tre aksidente, vetëm dëme në automjete.

    Fier - Me date 08.07.2014, ne lagjen “16 Prilli” Fier, jane perplasur mjetet : autoveture tip “OPEL”, me targe...

Close