|E shtunë, Nëntor 18, 2017

Ish-kryetarit iTorontos kapet duke përdorur drogë (video) 

Sot për herë të parë është publikuar një video që tregon të ndjerin Rob Ford, ish-kryetarin e Torontos, Kanada, mes viteve 2010 dhe 2014, duke tymosur crack (crack kokainë, formë e kokainës që tymoset) e cila dikur provokoi një skandal të madh.

Videoja është publikuar nga mediat e shumta në Kanada, menjëherë pasi një gjykatë hoqi ndalimin për publikim, transmeton javanews.

Videoja e shkurtër tregon ish-kryetarin me një pikë cracku dhe një shkrepës në duar duke tymosur ndërsa fliste me shoqen e tij Elena Basso, që është dënuar më parë për trafik droge.

Rob Ford i njohur dhe si kryetari më i famshëm i një komune në Kanada, hyri në një klinikë rehabilitimi, por vdiq në fillim të vitit 2016, në moshën 46-vjeçare, viktimë e një kanceri të rrallë.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
“Panama Papers” – Nga kompanitë “offshore” në Shqipëri, 1300 transferta të dyshimta nën hetim

Rrjedhja e miliona dosjeve për kompanitë “offshore” ku vërtetohej se personalitete nga mbarë bota kishin fshehur paratë e tyre ka...

Close