|E hënë, Korrik 24, 2017

Ishujt grekë të nominuar për Çmimin Nobel të Paqes 

Ishujt grekë të cilët kanë dhënë një kontribut të madh në pritjen dhe shpëtimin e emigrantëve që bënin udhëtimin e rrezikshëm nga Turqi në Greqi nëpërmjet Egjeut janë nominuar për çmimin Nobel të Paqes.

Nominimi ka ardhur pas propozimit të Organizatës Global të aktivistëve “Avaaz”, që ka mbledhur më shumë se 670 mijë firma në internet, për këta banorë që i quan heronj të Egjeut, të cilët kanë hapur zemrat dhe shtëpitë e tyre për të kursyer qindra e mijëra jetë njerëzish.

Ishujt grekë dikur të preferuar shumë nga turistët u kthye në strehën e parë të mijëra klandestinëve, të cilët për ti shpëtuar luftëes në vendet e tyre udhetonin me barka pa asnjë standard sigurie, me kosto edhe vdekjen për ti dhënë vetes një shans të ri.

Më tipikët midis tyre, gjyshja 85-vjeçare Emilia Kamvisi, fotografia duke ushqyer një foshnjë siriane e së cilës ka bërë xhiron e botës, si dhe peshkatari vendas Stratis Valiamos, që ka shpëtuar dhjetëra refugjatë nga mbytja me anijen e tij të peshkimit, e ka qenë dëshmitar kur deti Egje ka marrë dhjetëra jetë njerëzish.

Aktualisht në Greqi ndodhen rreth 60 mijë refugjatë prej të cilëve 14 mijë në ishuj.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Policia arreston dy shtetas https://t.co/fKf02G3jQq https://t.co/dyJg6F7JsN
11,312 people follow ALB365
Twitter Pic OwenFxtr Twitter Pic Zqyew Twitter Pic MilyarTa Twitter Pic emel_sal Twitter Pic Danchfil Twitter Pic Hanadi80 Twitter Pic Bougainv Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
ÇFARË PO NDODH NË PS-në FIER?

Nga ALB365 - Çfarë po ndodh me PS në Fier?  Pse persona në struktura drejtuerse të PS po punojnë për...

Close