|E martë, Janar 17, 2017
  • NA NDIQ NË

Italia fal borxhin 20 milion euro 

Italia i fal Shqipërisë një borxh prej 20 milionë euro. Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për ratifikimin e marrëveshjes për konvertimin e borxhit ndërmjet Qeverisë shqiptare dhe asaj të Italisë.

Marrëveshja parashikon mospagimin e detyrimeve që Shqipëria i ka Italisë me një shumë prej 20 milionë euro, para këto që do të investohen në projekte publike.

Programi i konvertimit të borxhit për zhvillim, është i orientuar në financimin e projekteve të identifikuara bashkërisht nga palët me objektiv promovimin e kohezionit social, zhvillimin rajonal të balancuar, barazinë sociale dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Kjo është faza e dytë e programit. Në fazën e parë u financuan gjithsej 42 projekte për një vlerë totale prej 15.6 milionë euro.

Add a Comment

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Skandali me rimbursimin e ilaçeve, pranga 7 persona

Tiranë - Të paktën 7 persona, 2 prej të cilëve zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, dhe 5 drejtues farmacie në kryeqytet,...

Close