|E shtunë, Janar 20, 2018

Iva Tiço – Rama vinte në punë me pizhama. Saljani vishet si çun mami 

Gjatë emisionit Top Show, ku një ndër të ftuarat ka qenë gazetarja Iva Tiço është trajtuar tema e veshjes së politikanëve.

Ndër të tjera gazetarja ka treguar se i ka pëlqyer mjaft mënyra ekstravagante sesi vishej Kryeministri Rama dhe gjithashtu ka zbuluar disa detaje për veshjen e tij që nuk diheshin më parë.

“Rama më ka pëlqyer më shumë ekstravagant, në atë kohë ishte ministër kulture dhe deri dhe pizhama nën xhinse, i dilnin pizhamat gri nën xhinse në konferencat për shtyp në dimër”,-u shpreh Tiço.

Gjatë emisionit të Top Shoë rreth veshjeve të politikanëve gazetarja Iva Tiço u pyet nëse i pëlqente veshja e deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, por ajo ka habitur me përgjigjen e saj.

Tiço u shpreh se tani Salianji e ka përmirësuar veshjen qëkur është bërë deputet. Por sërish ajo e ka kritikuar për jelekun që ka veshur poshtë xhaketës: “Vishesh si çun mami, këto veshje të tregojnë më të madh”,-u shpreh Iva

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Policia
Prangoset greku në Sarandë, ishte në kërkim ndërkombëtar.

    Sarandë - Një shtetas...

Close