|E shtunë, Nëntor 18, 2017

Ivestigimi – Rruga e Kallashnikovëve nga Ballkani , Shqipëria drejt Francës (video) 

Francë – Në kanalin francez  “Canal +”  është publikuar mbrëmë një emision investigativ për trafikun e armëve nga Ballkani drejt Francës.

Online qarkullojnë videoklipe promo prej 2 minutësh,  pjesë nga emisioni i cili është transmetuar në kanalin televiziv mbrëmjen e 4 janarit 2015, dhe tregohet rruga si kallashnikovët mbërrijnë në Francë.

Po ashtu në videon promo tregohet dhe harta e Shqipërisë shenjë e qartë se investigimi është kryer dhe në vendin tonë.

Hetimi dhe investigimi është bërë nga gazetarja franceze Vanina Kanban. Armë të tilla si kallashnikov janë përdorur për sulmet terroriste të Charlie Hebdo dhe Bataclan në Francë vitin e kaluar, 2015.

Si arrijnë këto armë të kalojnë kufirin? Hetimi për tiu përgjigjur kësaj pyetje nisi në prill të 2014, dhe u deshën 8 muaj filmime.

Në dokumentar gazetarja interviston trafikantët dhe merr pjesë në blerjen e mallit, nga një specialist i cili është përgjegjës për dërgimin e tyre në Europë.

Në klip tregohet sesi gjejnë armët, plumbat, kallashinikovët dhe granatat që do të dërgohen në Luksemburg.

Pasi i bëjnë verifikimin ata përgatiten ti dërgojnë në makinë.

“A jeni të vetëdijshëm se këto armë, si Kallashnikov mund të vrasë njerëzit në Francë apo diku tjetër?Pyet gazetara.

“Nëse do të mendonim kaq shume nuk do të kishim më punë.   E gjitha është biznes” përgjigjen blerësit.

Një blerës thotë se ka paguar 600 euro për një kallashnikov I cili mund të shitet nga 1500- 2000 euro, varet nga klienti.

Në momentin kur në makinë janë armët  burrat janë shumë nervoz.

Të frikësuar ata informojnë Vanina Kanban se do të largohen nga makina  pasi kanë frikë se arrestohen

Përveç disa videove promo, videoja e plotë e investigimit e cila zgjat rreth 20 minuta nuk është publikuar ende online.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
By passi Fier – Levan, Serenissima banore e lagjes ‘Nam’

Kompania italiane “Serenisima” prej disa muajsh i ka braktisur punimet në të dy projektet, si “bypassi”-n e Vlorës, ashtu dhe...

Close