|Friday, December 9, 2016
  • NA NDIQ NË

Ja 3 mënyrat si të fitoni besimin në vetvete 

Ka shumë ndodhi në jetën tonë që kërkojnë të jemi të qetë dhe të kemi besim në vete, si: intervistat për punë, fjalimet publike, takimet e rëndësishme dhe më shumë.

Për fat të mirë ekzistojnë gjithashtu edhe disa metoda për ta mposhtur frikën dhe për ta përmbajtur veten.

Gazeta Express ju tregon më poshtë tri mënyra të dëshmuara shkencërisht të cilat do t’ju bëjnë të besoni në veten tuaj, të këshilluara nga një psikolog i Harvardit.

1. Merreni pozitën e një pushtuesi, dhe qëndroni ashtu për dy minuta

Në fjalimin e saj për TED që mori më shumë se 30 milionë shikime, Amy Cuddy, një psikologe nga Harvardi, flet për gjuhën e trupit dhe vetëbesimin. Këshilla e psikologes është që ta merrni pozitën e “fuqisë” para çdo detyre të vështirë. Bëjeni këtë në mëngjes menjëherë pasi të zgjoheni, në ashensor, para pasqyrës në banjo – apo kudo.

Pozicioni i ‘superheroit’ është kështu: mbajeni shpinën drejtë, ngrini supet prapa, ngriteni gjoksin dhe vendosni këmbët në vijë të drejtë me ijët. Ndjejeni fuqinë që rrjedh në ju dhe mbajeni këtë pozicion për dy minuta. Merrni frymë thellë dhe me ritëm. Imagjinojeni sikur jeni një kampion olimpik. Eksperimentet kanë treguar se njerëzit që e përdorin këtë metodë arrijnë rezultate më të mira kudo.

2. Imagjinojeni veten në të ardhmen

Një vizion i detajuar i asaj se si do të jetë jeta juaj në të ardhmen ju ndihmon që ta mposhtni frikën e dështimit. Hal Hershfield, një profesor i marketingut të teknologjisë në Universitetin e Nju Jorkut, ftoi pjesëmarrësit në studimin e tij që të imagjinonin se çfarë do të ndodh me ta brenda 10 viteve.

Doli se ata të cilët panë një “pikturë” të së ardhmes së tyre, kishin dëshirë më të madhe për ta bërë atë të ardhme realitet, sa më shpejt që të jetë e mundur, duke vepruar me më shumë vendosmëri.

3. Thoni faleminderit jetës tuaj

Kjo është një tjetër mënyrë për t’i parë horizontet e reja para jush, pavarësisht çdo stresi të fundit. Një biznese fillestare dhe nënë e vetmuar, Jenn Scalia ishte duke kaluar nëpër një kohë të vështirë në jetën e saj pasi u pushua nga puna, u nda nga burri dhe mbeti në kredi të madhe.

Për t’i zgjidhur problemet e saj, ajo vendosi të investonte në veten e saj duke dhënë një numër kursesh online për zhvillimin personal, gjithashtu duke performuar disa praktika të përditshme.

E gjitha kjo i ndihmoi asaj që të rriste të ardhurat e biznesit të saj nga projekti i trajnimit, prej zeros në gjysmë milioni dollarë.

“Praktika ime e parë ishte të falënderohesha. Çdo natë, i kujtoja gjërat e bukura që më kanë ndodhur dhe që i kisha parë në jetën time. Faza tjetër e trajnimit tim ishte të falënderohesha për gjërat që ende kisha për t’i arritur. Për shembull, në vend se të thosha, “Dua t’i kem dy klient të rinj këtë muaj”, i thosha vetes, “Jam shumë mirënjohëse që kam dy klient të rinj të tmerrshëm tani”.

Si funksionon kjo? Shumë thjeshtë: ndërgjegjja jonë mund të mashtrohet lehtë. Këto qëndrime me të vërtetë ju ndihmojnë që të besoni në sukses dhe të mundoheni për të deri në fund.

Për më tepër, kur jemi mirënjohës për diçka, ne mendojmë pozitivisht dhe ndjejmë një rritje të energjisë brenda nesh.

Add a Comment

%d bloggers like this: