|E hënë, Janar 23, 2017

Ja 3 orët e Artan Hoxhës në prokurori 

artan hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka dalë nga prokuroria në orën 02 30 pas me shume se tre orë marrjeje ne pyetje. Prokurori Kulluri ka këmbëngulur te marrë vesh se kush e ka informuar për nxjerrjen e sekretit hetimor duke dyshuar se kjo është bërë ne mënyrë që të paralajmërohen trafikantët shqiptare që kishte “tradhëtuar” italiani.

Menjëherë sapo mbaroi emisioni Opinion prokuroret u shfaqën në televizionin Klan dhe e shoqeruan gazetarin Hoxha ne menyre rrufe, madje rrefuzuan edhe propozimin e tij per tu veteparaqitur nesër, Mësohet se ata donin te zbulonin menjehere se kush e dekonspiroi sekretin hetimor se piloti italian ka pranuar te bashkepunojë. Prokuroret dyshojne se nivele te larta te policise donin që me ane te nxjerrjes se ketij lajmi ti conin sinjal trafikanteve te merrnin masa. Prandaj prokuroret kane nxituar ta “kapin” Hoxhen para policise. Sekreti i gjithe kesaj loje fshehet ne celularin e gazetarit. Kush i çoi atij sms gjate kohes qe po fliste ne Opinion ?

Sipas burimeve të Lapsi.al ndërkohë që prokurorët po punonin intensivisht për të zbardhur të gjithë skemën e funkisonimit të trafikut, puna e tyre “është hedhur në erë” nga vetë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Lajmi se piloti kishte pranuar se do të ngarkonte 200 kg kanabis , se ai më në fund ishte “dorëzuar” dhe u kishte treguar prokurorëve të vërtetën pra që nuk kishte përfunduar gabimisht në Shqipëri, por kishte ardhur për të parë vendin, për të bërë provën për t’u ulur në pistën e hapur buzë grykëderdhjes së lumit Ishëm dhe do të kthehej pas 2 muajsh përbën sipas prokurorëve një thyerje të rëndë të sekretit hetimor,

Po a e lajmëroi Ministri i brendëshëm, Tahiri në telefon Artan Hoxhën ashtu si edhe disa gazetarë të tjerë ? A ishte vërtet ai i interesuar që ta bënte publik këtë lajm edhe me çmimin e nxjerrjes së një sekreti ?

Pikërisht për këtë prokuroria e krimeve të rënda ka sekuestruar “mjetet e punës” siç tha vetë gazetari. Me këtë kuptohet se prokuroria sipas gjasave mund të ketë mbajtur celularin e Artan Hoxhës nga ku mendohet se atij i ka ardhur informacioni i quajtur si sekret.

Por pasi është marrë në pyetje për tre orë Hoxha ka theksuar se respektimi i kodit moral të gazetarit e detyron atë të mos nxjerrë burimin. Ai ka lënë të kuptohet se nuk i ka trguar gjë prokurorëve për këtë ngjarje. Tani mbetet që dekonspirimi i sekretit dhe ndihma për trafikantët të zbardhet vetëm nga tabulatet telefonike dhe aparati celular i gazetarëve

alb365/Lapsi.al

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Ditën police dhe natën modele https://t.co/mIChDx8fzR via @wwwalb365com
503 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
De Biasi zbulon listën përfundimtare të Euro 2016 (emrat)

Trajneri i kombëtares shqiptare ka publikuar listën përfundimtare të futbollistëve që do të luajnë në Francë Euro 2016. Tekniku italian ka përzgjedhur 23 lojtarët që do të përfaqësojnë Shqipërinë në...

Close