|E diel, Qershor 25, 2017

Ja 31 vajzat qe do marrin pjese tek “Miss Shqiperia”. 

1   Tirane – 31 vajza nga anë e kënd Shqipërisë dhe trevave shqiptare do të garojnë këtë fund qershori për kurorën e më të bukurës. Nga 240 kandidate janë zgjedhur më të bukurat, starti i të cilave nis me çeljen e turin e zakonshëm të Miss Shqipëria.

Është kryer përzgjedhja e parë e vajzave që do të konkurrojnë në edicionin e 16-të të konkursit “Miss Shqipëria 2012”.

Përgjatë ditëve, 23-26 maj, grupi organizator i “Deliart Association” ka kryer seleksionimin, të 240 kandidaturave të paraqitura për spektaklin e këtij viti, prej të cilave janë përzgjedhur vetëm 31, të cilat nisin javën e dytë të qershorit rrugëtimin nëpër Shqipëri. Si çdo vit tjetër, edhe për këtë edicion, organizatorët janë programuar turin e bukurosheve nëpër pikat turistike dhe historike të vendit.

“Nga të gjitha prurjet dhe regjistrimet që kanë ardhur, mendojmë se do të ketë një pjesëmarrje shumë cilësore të vajzave në këtë eveniment”, u shpreh producenti Petri Bozo, pas takimit me vajzat e përzgjedhura dhe prindërit e tyre, një takim i zakonshëm ku bëhen të qarta rregullat e pjesëmarrjes për të gjitha konkurrentet.

“Ka si gjithmonë edhe një shtrirje të gjerë gjeografike të pjesëmarrësve, ku sërish bien në sy vajza të lindura janë kufijve shqiptarë, por që dëshirojnë të jenë pjesë dhe, pse jo, të përfaqësojnë bukurinë shqiptare”, tha ndër të tjera ai.

Ndërkaq harta e udhëtime që i pret konkurrentet e këtij viti është e shtrirë nga veriu në jug, përgjatë të cilave organizatorët kanë planifikuar aktivitete të veçanta, minikonkurse, pjesë e formatit të Miss Shqipëria, dhe mbi të gjitha një prezantim të historisë së lashtë shqiptare.

Destinacioni i fundit i këtij udhëtimi, këtë vit është Kalaja e Ulqinit ku mbrëmjen e 27 qershorit, juria e përzgjedhur e spektaklit do të votojë për fituesen e këtij edicioni.

Këtë vit, për herë të parë në historinë e spektakleve shqiptare, Miss Shqipëria do të organizohet jashtë kufijve zyrtarë.

Producenti Bozo ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me kryetarin e komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka dhe nga datat 20-27 qershor bukuroshet shqiptare do të jenë mikeshat speciale të këtij qyteti.

Vitin e kaluar, Miss Shqipëria u organizua në parkun arkeologjik të Bylisit dhe fituesja e radhës ishte bukuroshja Fiorenza Lekstakaj, 17-vjeçarja e lindur në Firence të Italisë. Fituesja e Miss Shqipërisë përfaqëson në edicionin e radhës së “Miss Globe”.

Konkurrentet në Miss Shqipëria 2014 (Emër, mbiemër, mosha, vendlindja, vendbanimi)

1 Donatella Duti 16 Itali- Tiranë

2 Anisa Petrela 19 Tiranë- Tiranë

3 Alda Lleshi 18 Fushë Arëz- Tiranë

4 Dajana Rungo 17 Korçë- Korçë

5 Daniela Kasa 21 Pukë- Tiranë

6 Kristi Pejo 20 Tiranë- Tiranë

7 Polikseni Patoku 16 Përmet- Përmet

8 Enxhi Vogli 20 Tiranë- Tiranë

9 Vilma Mjekra 19 Tiranë- Tiranë

10 Kristina Sevaj 18 Greqi- Tiranë

11 Nazike Bektashi 17 Ersekë- Tiranë

12 Sonia Piperi 16 Korçë- Korçë

13 Anxhela Papa 16 Përmet- Tiranë

14 Anxhela Vani 17 Burrel- Burrel

15 Vanesa Isaku 22 Tiranë- Tiranë

16 Sara Shehu 18 Tiranë- Tiranë

17 Anisa Blushi 19 Tiranë- Tiranë

18 Armela Hidri 17 Lushnje- Tiranë

19 Lindita Idrizi 17 Elbasan- Elbasan

20 Arlinda Bucaj 20 Pukë- Tiranë

21 Nensi Domnori 19 Shkodër- Tiranë

22 Abigela Tahiri 17 Vlorë- Tiranë

23 Altea Prenda 17 Durrës- Durrës

24 Mirvina Prushi 17 Tiranë- Tiranë

25 Xhulia Dedndreaj 16 Tiranë -Tiranë

26 Anxhela Laci 17 Tiranë- Tiranë

27 Orieta Lekaj 19 Tiranë- Tiranë

28 Lejla Kraja 20 Arizona- Tiranë

29 Fabiana Koxhaj 16 Skrapar -Tiranë

30 Liridona Peroviq 15 Ulqin- Ulqin

31 Vranina Mehmedoviq 16 Ulqin- Ulqin.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rama – Nga Jugu në Veri shkoni të votoni https://t.co/8YlKsInYNJ https://t.co/YG8jGHwAxV
11,394 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Boshatisen burgjet, kush fiton nga amnistia

Gati 500 të dënuarve në total pritet t’u hapet drita jeshile për lirim nga qelitë e burgut në fund të...

Close