|E enjte, Qershor 22, 2017

Ja 6 arsyet pse duhet te konsumoni cokollate ne vere. 

3 Mund të konsiderohet disi mizore të flasësh për çokollatën në këtë periudhë të vitit, kur të gjithë e kanë mendjen tek dieta dhe palestra për të pasur një trup sa më në formë, duke qenë se vera dhe plazhi po afrojnë, por të mirat që sjell çokollata janë me të vërtetë të dëshiruara nga një pjesë e madhe e njerëzve. Më poshtë po ju rendisim 6 arsye se përse duhet të konsumoni çokollatën gjatë stinës së nxehtë.

Ka efektë antioksidantë në organizëm, stabilizon nivelin e sheqerit në gjak dhe ngadalëson absorbimin e përmbajtjes së kafeinës natyrale. Parandalon sëmundjet kardiovaskulare.

Zgjat jetën.Një studim i bërë nga disa shkencëtarë në Harvard ka treguar se ata që konsumojnë çokollatë deri në tre herë në muaj, jetojnë një vit më gjatë në krahasim me ata që nuk e konsumojnë, apo me ata që abuzojnë.

Nëse e konsumoni nën kontrollin e një mjeku, mund të arrini të humbisni peshë si dhe të luftoni obezitetin. Është një prej ushqimeve aleate për të gjithë ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2.

Ju bën të lumtur falë serotoninës. Çokollata shkakton në organizëm një veprim antidepresiv dhe emocionues. Përveç kësaj ju krijon të njëjtën ndjesi që keni kur bini në dashuri apo kur ndiheni të lumtur.

Nuk shkakton puçrra. Të gjithë ata që mendojnë se çokollata krijon puçrra, e kanë gabim. Problemi nuk qëndron te çokollata por tek sasia e asaj që ju konsumoni.

Është një produkt shumë i fuqishëm anti-karies, kur bëhet fjalë për çokollatë fondente.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Qarku Fier gati të shkojë në votim https://t.co/RwuFVYKxIg via @wwwalb365com
11,397 people follow ALB365
Twitter Pic Bougainv Twitter Pic cammipha Twitter Pic McBrideM Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Marko Caka do të luaj përkrah Kim Kardashian

Pas tronditjes që pësoi në Paris ku u grabit nga disa persona, Kim Kardashian do të rikthehet fuqishëm, pasi pritet...

Close