|E diel, Tetor 22, 2017

Ja biznesmeni libanez pas rrahjes. “Ik nga Shqipëria ose….” 

Janë publikuar fotot nga vendi i ngjarjes, ku biznesmeni libanez Faad Mitri u rrah ditën e sotme në një aksident të improvizuar në kryqëzimin e Laknasit.

Kjo është fotoja e publikuar nga “Java News”. Në të shihet biznesmeni i ndërtimit i shtrirë përtokë dhe që merr ndihmën e parë nga mjekët.

Kështu, siç raporton ky portal, biznesmenit i është dhënë një ultimatum: “Ik nga Shqipëria ose ndërprit punimet”.

 Bëhet fjalë për ndërtimet që ai po kryen te Gjiri i Lalzit në Durrës. Po kështu, “Panorama” raportoi më herët se ndaj biznesmenit aksidenti dhe rrahja kanë qenë të qëllimshme.

Personat e paidentifikuar e kanë përplasur me qëllim për ta ndaluar teksa ai lëvizte me makinë dhe më pas e kanë rrahur.

alb365

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Europa priti 1 milion refugjatë në 2015

Numri i emigrantëve që kalojnë në Evropë nga toka dhe deti këtë vit ka kaluar një milion, thotë Organizata Ndërkombëtare...

Close