|E premte, Maj 26, 2017

Ja çfarë shëron lëngu i thanës 

Një hulumtim kanadez, i kryer në 40 fëmijë të cilët në vitin paraprak kanë pasur të paktën dy infeksione të sistemit urinar, ka treguar që lëngu i thanës i cili përmban përbërësit e caktuar antibakterial, mund të ndihmojë në parandalimin e infeksioneve të përsëritura të sistemit urinar te fëmijët.

Është dëshmuar që lëngu i thanës, i cili përmban koncentrime të larta të proantocianideve, mund të reduktojë rrezikun nga infeksionet të përsëritura të sistemit urinar tek fëmijët për dy të tretat.

Gjithsesi duhet ta keni parasysh që të gjitha lëngjet e thanës nuk kanë koncentrime të kënaqshme të proantocianideve, veçanërisht ato që janë të përziera me lëngje tjera, transmeton Koha.net. Po ashtu, nëse lëngu përmban sasi më të mëdha të sheqerit, do të thotë kalori, dhe konsumimi i tepruar i tij mund të shkaktojë diarre te fëmijët.

Por, shtyrja e fëmijës për të pirë lëng të paëmbëltuar të thanës, po ashtu mund të jetë sfidë. Infeksionet e sistemit urinar te fëmijët janë relativisht të shpeshta, kështu që vajzat kanë rrezik prej 8 për qind për të pasur infeksion gjatë fëmijërisë, derisa te djemtë ky rrezik është vetëm 2 për qind.

Përveçqë janë të pakëndshme, infeksionet e përsëritura të sistemit urinar te disa fëmijë mund të shkaktojnë edhe dëmtimin e veshkave, prandaj mjekët për t’i parandaluar përshkruajnë antibiotikë.

Pasi që antibiotikët mund të kenë efekte të caktuara anësore dhe aplikimi i tyre i tepruar mund të ndikojë në zhvillimin e baktereve rezistente, lëngu i thanës mund të jetë alternativë më e mirë.

Sigurisht, nuk duhet të harrohet që kjo nuk do të thotë që lëngu i thanës mund të shërojë të gjitha infeksionet e sistemit urinar dhe që në disa raste aplikimi i antibiotikëve do të jetë i domosdoshëm.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: MAS/ S’ka ndryshim, e njëjta rregullore për maturën shtetërore https://t.co/iukH1ItTjB https://t.co/IKkA478rcS
11,303 people follow ALB365
Twitter Pic judyrobi Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb Twitter Pic ElkroniH Twitter Pic MindyL0u Twitter Pic brando_9 Twitter Pic Compa_Ab Twitter Pic BigbangP Twitter Pic jacobnie
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Policia , 3 në pranga dhe 3 në hetim të lirë.

   Fier - Lushnje - Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut ,ndalohen /arrestohen 3  shtetas dhe  procedohen 3 shtetas në...

Close