|Thursday, December 8, 2016
  • NA NDIQ NË

Ja cila është sulltanesha e ardhshme tek “Sulltani i madhërishëm” (foto, video) 

Sulejmani i Madhërishëm (Muhtesem Yuzyil Kosem) është në përgatitjet e fundit për të sjellë në ekran kastin e ri të filmit. Në sezonin e ri, publiku do të shohë luftën mes Sulltaneshës Kosem, gruaja më e fuqishme në mbretërisnë osmane, dhe djalit të saj Murad IV.

Sezon i ri, kasti i ri

Aktorja e suksesshme Nurgul Yesilcay do të jetë Sulltanesha Kosem, e cila do të luftojë të gjithë armiqtë e saj dhe do të tregojë pushtetin e një gruaje të fuqishme në mbretërinë osmane. Metin Akdulger do të luajë rolin e djalit të saj, Murad IV, i cili po ashtu do të luftojë për të fituar fronin. Farah Zeynep Abdullah do të jetë Farya, dashnorja e Murad I.

Gjithashtu, edhe Caner Cindoruk, Aslı Tandoğan, Necip Memilli, Engin Benli, İsmail Demirci, Ushan Çakır, Metin Belgin, Ece Çeşmioğlu, Leyla Feray, Alma Terzic ve Şemsi İnkaya janë disa prej aktorëve që do t’i bashkohen kastit të sezonit të ri.

Nëna kundër djalit dhe djali kundër nënës

Nga njëra anë, nëna mbretëreshë Kosem Sultan, një nga gratë më të fuqishme në mbretërinë osmane, ndërsa nga ana tjetër është i biri, Sultan IV, i cili është zot  i Bagdat dhe Revan. Por për të arritur pushtetin e tij të madh, lufta më e madhe do të jetë me të ëmën.

Ndërkohë, janë publikuar edhe 2 trailer-at sezonit të ri.

Add a Comment

%d bloggers like this: