|E hënë, Korrik 24, 2017

Ja cilat jane levizjet e fundit ne policine e shtetit. 

policia e shtetit; ndertesa_3    Tirane – Vijojnë lëvizjet në postet drejtuese të Policisë së Shtetit. Ditën e sotme, janë ndryshuar drejtuesit e Policisë Kriminale të Tiranës. Kështu Edvin Ndreu është emëruar Shef i Krimeve të Rënda për Tiranën, ndërsa Artur Shira është emëruar Shef i Antiterrorit në kryeqytet.

Po ashtu janë emëruar edhe drejtuesit e rinj të Krimeve të Rënda në 6 komisariate të kryeqytetit. Gentian Hila është emëruar në krye të Krimeve të Rënda në Komisariatin nr.1, ndërsa Agim Hoxha është ka kaluar shef i Krimeve të Rënda në Komisariatin nr.2

Në krye të Krimeve të Rënda të Komisariatit nr 3 është vendosur Blendi Jaho, ndërsa në të njëjtin pozicion në Komisariatin nr.4 është emëruar Ndriçim Mesiti. Po ashtu drejtues në krye të Krimeve ë Rënda të Komisariateve nr 5 dhe 6 janë emëruar përkatësisht Loard Sallaku dhe Emiljano Pashai.

Pjesë e lëvizjeve në polici është edhe kalimi i Shefit të Aseteve Kriminale në krye të nënseksionit në Komisariatin nr.4

Javën e kaluar 4 ish-drejtues policie u liruan nga detyra si pjesë e ndryshimeve që po bëhen në policinë e shtetit mes të cilëve edhe Tonin Vocaj, Astrit Halili, Arjan Bozhaj dhe Nikolin Bala.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Sali Berisha shpartallon grupin anti-Basha. https://t.co/R9r2HMsCIB https://t.co/JPBARzCxsh
11,311 people follow ALB365
Twitter Pic OwenFxtr Twitter Pic Zqyew Twitter Pic MilyarTa Twitter Pic emel_sal Twitter Pic Danchfil Twitter Pic Hanadi80 Twitter Pic Bougainv Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Spahiu – Rama të shtunën lë politikën

Kreu i Aleancës Kuq e Zi ka paralajmëruar sot largimin e Ramës dhe krijimin e një qeveri teknike. Nuk dihet...

Close