|E diel, Qershor 25, 2017

Ja cilat jane vetite e kumbulles. 

20130908111207747577    Kumbullat përveçse të shijshme janë të famshme për vetitë e tyre laksative. Ato janë të përbëra në masën 87% nga uji, janë të pasura me kripëra minerale, fosfor, kalcium, magnez dhe mbi të gjitha potas.

Kumbullat e freskëta janë të pasura me vitaminë A, B1, B2 dhe aktivizojnë shumë substanca antioksidante, të cilat luajnë rol kyç kundër plakjes së qelizave.

Në rast se keni probleme kapsllëku, këshillohet të hahen deri në 100 gramë në ditë, në mënyrë që të rregullohet funksioni i aparatit tretës. Gjithsesi nuk duhet tepruar me ngrënien e tyre pasi mund të krijohen efekte të padëshiruara, si diarreja dhe mund të shkaktohet fryrje barku.

Në rastet kur konsumoni kumbulla të thata, atëherë këshillohet ti fusni një ditë më parë në ujë, në mënyrë për të riaktivizuar vetitë laksative. Pijeni edhe ujin në të cilin kanë qëndruar kumbullat .

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rama – Nga Jugu në Veri shkoni të votoni https://t.co/8YlKsInYNJ https://t.co/YG8jGHwAxV
11,394 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Zhduket 43 vjecari, familjarët dyshojnë se e kanë rrëmbyer (fotot)

  Mallakastër - Që prej ditës së djeshme rezulton I zhdukur 43 vjecari Lavdosh Avdulaj  banues në fshatin Ninsh të...

Close