|E enjte, Dhjetor 14, 2017

Ja cili do të jetë fati i Hotel Dajtit dhe Vilës së Zogut . 

149996Tiranë – Gjurmët që lanë arkitektët më të shquar italianë në Shqipëri, si Gherado Bosio, Poggi, Fausto apo Berte, sipas Arben Biçokut, pas vitit 2000 kanë qenë një zbulim edhe për vetë studiuesit italianë të arkitekturës. Arben Biçoku, njëri nga drejtuesit e shoqatës së arkitektëve rrëfen zanafillën e zbulimit dhe rikthimit të identitetit të veprave të arkitektëve italianë në Shqipëri, që u kurorëzua me një nga projektet më të mëdha qeveritare, “Java e Arkitekturës Italiane në Shqipëri”.

Java që shkoi ka qenë e mbushur plot me ekspozita e konferenca të organizuara nga Ambasada Italiane, ku në të gjitha zhvillimet kanë qenë të pranishëm ambasadori italian Massimo Gaiani, Drejtorja e Instituti Italian, Fulvia Veneciani, ministrja shqiptare e kulturës, Kumbaro, etj. Vetë kryeministri Edi Rama ka ndjekur të gjitha ekspozitat, ku nuk kanë munguar edhe përfaqësues të Ministrisë së  Punëve të Jashtme, etj. Shoqata e Arkitektëve ka pasur rolin e saj të rëndësishëm në këtë pjesëmarrje.

Prej kohësh ka pasur replika mes arkitektëve për ruajtjen e origjinalitetit të godinave të ndërtuara nga arkitektët italianë në Tiranë, ndaj Biçoku sjell në një intervistë për “Shqiptarja.com” një reflektim mbi problemet që mbeten për t’u zgjidhur pas eventit njëjavor “Në gjurmët e arkitekturës italiane në Shqipëri”.

alb365.com/shqiptarja.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
KLSH – Tatimet 117 milionë dollarë dëme

Tiranë -  Një raport i Kontrollit të...

Close