|E martë, Tetor 24, 2017

Ja demi më i madh në botë (fotot) 

Me një peshë prej një ton dhe një gjatësi 2 metra, Danniel, sipas pronarëve të tij është demi më i madh në botë.

Kafsha jeton në Farmën Lost Coast Hay në Kaliforni dhe ha katër herë më shumë se sa gjedhët normalë.

Ken Farley i cili është kujdesur për Danniel që kur lindi, vuri re se demi ishte anormalisht i madh pasi i hidhte shishen nga duart kur e ushqente.

“Demat Holsteins njihen për madhësinë e tyre, por ai është më i madh se mesatarja,” tha Z.Farley për Daily Mail.

Ai gjithashtu ka njoftuar Rekordet Botërore Guinnes për të ardhur në fermën e tij e për të matur Danniel në mënyrë që të njihet zyrtarisht si demi më i gjatë në botë.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Në 5 klube James preferon vetëm një

James Rodiguez preferon Manchester Unitedin Mesfushori kolumbian, James Rodriguez, nuk po arrin t’i përmirësojë raportet me trajnerin, Zinedine Zidane dhe...

Close