|E hënë, Shtator 25, 2017

Ja dhjete me te pasurit e Shqiperise. 

Samir_Mane    Tirane  – Në Shqipëri është publikuar sot, lista e dhjetë njerëzve më të pasur. Ajo u publikua nga Fondacioni për Liri Ekonomike. Besart Kadia, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit për Liri Ekonomike thotë se ky hulumtim erdhi pas një kërkimi metodologjik, duke evidentuar bizneset dhe individët më të suksesshëm në sipërmarrjen e lirë.

“Metoda e përdorur është një përafërsim i asaj të përdorur nga Forbes Magazin ku merret parasysh xhiro vjetore e kompanisë, fitimi vjetor, kapitali i investuar, një vlerësim i përafërt i vlerës së tregut të biznesit, etj.”.

Në këtë vlerësim nuk janë konsideruar faktorë të tjerë si prona personale, detyrimet ndaj shtetit apo detyrimet ndaj sistemit bankar.

“Ne synojmë që këtë indeks ta përmirësojmë çdo vit për t’iu afruar sa më shumë realitetit në mungesë të një burse kombëtare që do të bënte më transparente këtë proces”, – thotë Kadia.

Ndaj, kjo listë është një vlerësim dhe jo një matje, në pamundësi që në Shqipëri për të dhënat aktuale të matet gjerësisht dhe plotësisht pasuria dhe diferenca e pasurimit të individëve nga një vit në tjetrin.

Organizata që kreu hulumtimin e detajuar nuk i publikoi shifrat e pasurisë së milionerëve shqiptarë. Besart Kadia, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit për Liri Ekonomike, i pyetur nga IBNA pse nuk u bënë publike shifrat, pohon se ato janë të disponueshme, por është marrë vendim që sivjet të mos publikohen pasi vlerësohet si e nevojshme që siguria e shifrave të jetë 100 për qind.

Lista e plotë

Samir Mane

Vasil Naçi

Bashkim Ulaj

Artan Dulaku

Vjollca Hoxha

Shefqet Kastrati

Grigor Joti

Edmond Leka

Vilma Nushi

Ramë Geci

alb365.com/E K

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Rita Ora dhe Jennifer Lopez, ngjashmëria me flokët dredha

Stili i saj është gjithmonë i veçantë, por ngjashmëria me artistet tjera gjithmonë ekziston. Së fundmi, Rita Ora është parë...

Close