|E premte, Dhjetor 15, 2017

Ja disa nga emrat që preken nga hapja e dosjeve të sigurimit . 

e208d5104268085aecc7ece94f6f710e_XLTiranë – Ministri i Mirëqenies Sociale Erjon Veliaj prej kohësh ka bërë një fushatë aktive në media e qeveri për ligjin e dosjeve që ka përgatitur qeveria. Tej debateve politike mes maxhorancës e opozitës, qeveria aktuale ka lajmëruar se do ta miratojë së shpejti këtë ligj. Projekti i ri është vlerësuar nga eskpertët për ngjashmërinë e tij me modelin gjerman, por është kritikuar nga një pjesë e politikës për shkak se nuk trajton çështjen e lustracionit. Debati kryesor lidhet me atë nëse zbatimi i tij do nisë nga zyrtarët aktualë, apo nga zyrtarët e ardhshëm që zgjidhen pas mbarimit të mandatit aktual. Ligji parasheh variantin e dytë.

Ligji ka specifikime për postet ku aplikohet, ku përfshihen politikanët drejtues, drejtuesit kryesorë të shtetit deri edhe rektorët e dekanët e universiteteve, gjyqtarët e lartë e kushtetues apo anëtarët e akademisë se shkencave.

 Konkretisht, objekt i tij është çdo person që zgjidhet:

a) President i Republikës;

b) antarë të Këshillit të Ministrave, zëvendësministra, funksionarë politike, anëtarë të Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues në administratën shteterore dhe pozicione të barasvlefshme me to;

c) anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtesisë, gjyqtarë e prokurorë në gjykatat e prokuroritë e të gjitha niveleve;

c) anëtarë të Gjykatës Kushtetuese;

d) funksionarë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë, Gardën e Republikës, oficerë me gradën “Gjeneral” dhe “Kolonel”;

dh) prefektë;

e) drejtues dhe punonjës të Shërbimit Informativ Shtetëror, Shërbimit Informativ Ushtarak dhe çdo njësie tjetër të inteligjencës;

e) drejtues në Policinë e Shtetit deri në nivel qarku dhe komisariati;

f) drejtues të përfaqësive diplomatike;

g) guvernatorë dhe zevendësguvernatorë të Bankës së Shqipërisë;

gj) anetarë të Akademisë së Shkencave, rektorë, zëvendësrektorë, dekanë, zëvendësdekanë në universitetet publike;

a) drejtor i Përgjithshëm dhe zëvendësdrejtorë të Radiotelevizionit Publik Shqiptar;

b) drejtor dhe zëvendësdrejtor i Agjencisë Telegrafike Shqiptare;

c) çdo person tjetër i dekretuar nga Presidenti apo i zgjedhur nga Kuvendi.

 Penalizohen nga kandidimi dhe zgjedhja në këto poste e  çdo personi që: ka qenë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të PPSh-së, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor,kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, ministër apo zëvendësministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme, kryetar i degëve të punëve të brendshme, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim Internimeve, hetues, prokurorë, gjyqtarë apo ndihmësgjyqtarë në procese politike, denoncues apo dëshmitar i akuzës në proceset politike; ose figuron në dokumente si punonjës, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit tëShtetit apo i favorizuar, pas mbushjes së moshës 18 vjeç.

 Sipas këtyre kritereve, pa marrë parasysh numrin e atyre që do rezultojnë bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit dhe që nuk dihet ende brendësia e dosjeve të tyre, por referuar vetëm posteve politike e zyrtare, rrezikojnë të ndëshkohen emrat e mëposhtëm:

  • Shkëlqim Cani, ministër, ish ministër përpara 1990
  • Vexhi Muçmata, deputet, ish- hetues përpara 1990
  • Spartak Braho, deputet, ish- prokuror përpara 1990
  • Ilirjan Mustafaraj, zv/ministër i Brendshëm, ish zv.ministër përpara 1990
  • Vladimir Kristo, Gjykata Kushtetuese, ish- hetues e prokuror përpara 1990
  • Gani Dizdari, Gjykata Kushtetuese, ish- prokuror në disa rrethe, para 1990
  • Besnik Ymeraj, Gjykata Kushtetuese, ish- drejtues në prokurori para 1990
  • Tom Ndreca, Gjykata e Lartë, ish- gjyqtar në Mirditë përpara 1990
  • Alfred Uçi – akademik, ish- ministër para 1990
  • Skënder Gjinushi, akademik, ish- minister përpara 1990
  • Farudin Hoxha , akademik, ish- ministër përpara 1990

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Përdhunohet, vritet dhe i digjet trupi 16 vjeçares

Indi - Dyshohet se një vajzë 16...

Close