|E martë, Korrik 25, 2017

Ja kancerët më të përhapur tek femrat 

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit, rreth 1,685,210 raste të reja me kancer diagnostikohen çdo ditë në SHBA. Ndërkohë që të gjithë jemi të rrezikuar të prekemi nga kanceri gjatë jetës sonë, ka lloje të caktuara kanceri që prekin më shumë femrat.

Kanceri i gjirit

Siç mund ta dini, kanceri i gjirit është ai që godet më shumë femrat. Sipas Everyday Health, kanceri i gjirit zë 26% të gjithë llojeve të kancerit që prekin femrat çdo vit. Gjasat për kancer të gjirit janë më të larta tek shtetet në zhvillim, për shkak të mënyrës së ushqyerjes dhe konsumimit të alkoolit.

Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, mbi 240 mijë raste të kancerit të gjirit diagnostikohen çdo vit dhe 40 mijë prej tyre vdesin nga sëmundja, suke u bërë kështu shkaktari i dytë i vdekjes nga kanceri tek femrat.

Kanceri i mushkërisë

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kanceri i mushkërisë është lloji i dytë më i përhapur i kancerit dhe shkaktari kryesor i vdekjeve si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat. Kjo sëmundje vret më shumë se 100 mijë femra çdo vit.

Pirja e duhanit është një nga shkaktarët kryesor të kancerit në mushkëri. Ky lloj kanceri prek më shumë të moshuarit dhe është më i përhapur tek gratë në ngjyrë të bardhë se ato të racave të tjera.

Kanceri kolorektal

Kanceri kolorektal, i njohur ndryshe si kanceri i zorrës së trashë, është lloji i tretë i kancerit më i përhapur tek femrat dhe prek më shumë ato mbi 50 vjeç. Ai ndodh kur rriten në mënyrë të pakontrolluar qeliza në zorrën e trashë, që çojnë në zhvillimin e tumoreve të vegjël, të njohur si polipe.

Ky lloj kanceri mund të trajtohet nëse zbulohet në fazat e hershme, por nëse lihet pa trajtuar për një kohë të gjatë, ai mund të përhapet në pjesë të tjera të trupit, si mëlçi ose mushkëri.

Kanceri i mitrës

Kanceri endometrial ose kanceri i sistemit femëror të riprodhimit, prek pa dyshim vetëm femrat. Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, më shumë se 60 mijë raste të reja janë diagnostikuar me këtë lloj kanceri vetëm gjatë vitit 2016.

Ky lloj kanceri prek organet riprodhuese të femrës dhe është më i përhapur tek femrat që e kanë kaluar periudhën e menopauzë, shkruan albeu. Simptoma më e zakonshme e tij është gjakderdhje e pazakontë vaginale. Për fat të mirë, ai mund të trajtohet shumë lehtë nëse kapet në faza të hershme.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: I liked a @YouTube video https://t.co/0osDjdR3op Bashkitë Patos, Mallakastër dhe Roskovec duhet të paisen me zjarrëfikse
11,308 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Braçe – Momenti që Berisha të hetohet për rolin në vrasjen e Azemit

MEQE EDHE KETE VIT BEN SIKUR KUJTUAN AZEM HAJDARIN!! Izet Haxhia, ka qene nje njeri i rendesishem ne qeverisjen e pare te...

Close