|Friday, December 9, 2016
  • NA NDIQ NË

Ja kur femra kërkon sex 

Kur është fjala për të pasur seks më të mirë, për të mbetur shtatzënë ose për të evituar shtatzëninë, gratë kanë një zgjidhje të re: celularët e tyre.

Aplikacionet e fertilitetit si Glow janë duke u bërë një trend i ri në botë, të cilët kanë për qëllim të menaxhojnë fertilitetin e një gruaje. Glow është themeluar nga bashkë-themeluesi i PayPal, Max Levchin.

Për më shumë se dy vite prej se ekziston, ky aplikacion ka ndihmuar në 150,000 shtatzëni, thuhet sipas disa të dhënave, transmeton Gazeta Express.

Apetiti seksual i një gruaje varet nga muaji i ciklit të saj. Cikli i saj fillon me ditën e parë të menstruacioneve. Zakonisht zgjatë rreth pesë ditë, kështu që ditët një deri në pesë janë ditët kur ajo është shumë më pak e interesuar për seks.

Shumica e grave raportojnë ndryshime në nivelin e energjisë dhe disponimit gjatë asaj kohe, që ndikon që ato të kenë më pak dëshirë për seks. Gratë nuk shprehin dëshirë për seks edhe për një javë pas përfundimit të menstruacioneve.

Të gjitha gratë fillojnë të kenë seks përsëri në ditën e 12’të. Shumica e grave bëjnë seks rregullisht në ditët 12 deri 14, të cilat Glow i quan “periudha e artë e seksit”.

Në fakt, gratë ndjehen më seksi dhe dëshirojnë më së shumti seks në ditët 13 dhe 14. Por, kjo është më interesantja: Ato nuk e kanë seksin më të mirë, më të kënaqshëm gjatë kësaj kohe.

Dita e muajit kur një grua kënaqet më së shumti me seksin është dita e fundit e ciklit të tyre, dita e 30’të. Kjo është ajo çfarë Glow e quan “dita e artë e orgazmës”.

Add a Comment

%d bloggers like this: