|E premte, Dhjetor 15, 2017

Ja kush fiton dhe kush skualifikohet nga kompesimi i energjisë . 

faturat-e-cezTiranë – Vendimi i qeverisë për kompensimin e energjisë tashmë është një fakt ligjor. Me botimin e tij ditën e djeshme në Fletoren Zyrtare ky vendim merr fuqi ligjore dhe pse efektet e tij financiare do të shtrihen nga data 1 janar. Pas vendimit për heqjen e fashës 300 Kwh në faturimin e energjisë elektrike, qeveria miratoi një tjetër vendim, nga i cili pritet të përfitojnë kompensim disa kategori familjesh, që do të preken nga rritja e çmimit të energjisë.

Pas rikthimit nga pushimet e fundvitit, Këshilli i Ministrave vendosi më datë 14 janar që të japë kompensim për familjet me ndihmë ekonomike, kryefamiljarët në pensione pleqërie e invaliditeti, familjet që kanë në përbërje persona me aftësi të kufizuara, të verbrit, paraplegjikët e tetraplegjikët dhe punonjësit buxhetorë me pagë nën 35 mijë lekë në muaj. Sipas këtij vendimi, janë plot 203 928 familje që do të marrin kompensim për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Ky vendim tashmë është botuar në Fletoren Zyrtare, duke marrë fuqi të plotë ligjore siç dhe ai parashikonte.

Vendimi

Vendimi për mbrojtjen e shtresave në nevojë, për efekt të heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike deri në 300 kwh në muaj parashikon kompensimin e diferencës së çmimit të energjisë elektrike, për efekt të heqjes së fashës së konsumit deri në 300 Këh në muaj, për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, si dhe familjet që kanë në përbërje anëtarë me aftësi të kufizuar, të lindur ose të bërë të tillë, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të KMCAP-it, sipas pikës 3, të nenit 7, të ligjit nr. 9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, kur personi me aftësi të kufizuar është kryefamiljar dhe nuk ka anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar.

Po ashtu, një tjetër kategori që përfiton janë kryefamiljarët, që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe pension invaliditeti të plotë në fshat dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar. Sakaq, kryefamiljarët, që përfitojnë pension pleqërie shtetëror ose pension pleqërie fshati, por që janë me banim në qytet dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar, do të jenë pjesë përfituese e këtij vendimi.

Në kategoritë përfituese bëjnë pjesë dhe familjet e punonjësve buxhetorë, me pagë mujore bruto nën 35 000 lekë në muaj, kur punonjësi është kryefamiljar dhe nuk ka asnjë anëtar të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar si dhe të verbrit dhe personat paraplegjikë e tetraplegjikë. Kompensimi do të bëhet vetëm për 1 kontratë të energjisë elektrike dhe do të jepet vetëm një herë për një familje, pavarësisht se ato mund të kenë në përbërje edhe të punësuar të tjerë në sektorin buxhetor, të cilët kanë pagë nën 35 000 lekë, apo persona të paaftë a invalidë, persona që përfitojnë pension pleqërie, invaliditeti apo ndihmë ekonomike.

Përjashtimi nga kompensimi

Përfituesit, që kompensohen për të përballuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike, si rezultat i heqjes së fashës deri në 300 Kwh, sipas pikës 1, të këtij vendimi, do të përcaktohen nga institucionet përkatëse në të cilat ata marrin pagën, pensionin dhe përfitimet e tjera, kundrejt deklarimit të tyre personal. Marrja e përfitimit pa deklarim dhe kundrejt deklarimit të rremë përbën shkelje administrative, përkatësisht për dhënësin dhe për përfituesin e kompensimit.

Në këtë rast, institucioni përkatës zbaton dispozitat ligjore në fuqi. Përfituesi i kompensimit, detyrohet ta kthejë përfitimin e padrejtë dhe përjashtohet përgjithmonë, nga e drejta e përfitimit të kompensimit për energjinë elektrike. Masa e kompensimit, për çdo përfitues, është 648 lekë në muaj dhe efekti financiar do të përballohet nga buxheti i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, miratuar për ndihmën ekonomike. Rregullat e veçanta të përfitimit të pagesës dhe të zbatimit të skemës së kompensimit do të përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit të Financave, ministrit të Energjisë dhe Industrisë dhe ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja futbollistët më të paguar në botë

Revista ‘Forbes’ ka publikuar listën prej 20...

Close