|E diel, Dhjetor 17, 2017

Ja lista me 117 falimentet për vitin 2014 . 

87064Tiranë – Drejtoria e Përgjithëshme e Tatimeve ka bërë publike listën e subjekteve ndaj të cilave kanë nisur procedurat e falimentit ku bien në sy subjekte si “CITY PARK sh.p.k.”, “BELLE AIR SHPK”, “ITALKROM ALBANIA sh.p.k.”, “TAÇI OIL sh.p.k.” apo “TV ALSAT sh.p.k”.

Numri i konsiderushëm i falimenteve vjen për shkak të mjedisit të vështirë ekonomik në të cilin kanë operuar bizneset vitet e fundit.
Ndërkaq gjatë gjithë këtyre viteve biznesi ka kërkuar lehtësim të procedurave të falimentit, shkak për të cilin Qeveria ka nisur një projekt të përbashkët me Bankën Botërore për përmirësimin e legjislacionit në këtë kuadër.

Falimenti
Sipas Nenit 104 të ligjit “Për Procedurat Tatimore”, Administrata tatimore kërkon në gjykatë fillimin e procedurës së falimentimit për tatimpaguesit 2 vjet pas kalimit në statusin pasiv nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, kur detyrimi tatimor i të cilëve është deklaruar i pambledhshëm, kur deklarojnë rezultat me humbje të kapitaleve të veta për të paktën 3 vite rresht. Kusht tjetër për fillimin e kësaj procedure është edhe vërtetimi që subjektet nuk kanë kryer veprimtari tregtare për një periudhë prej të paktën 2 vitesh nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe kanë detyrime të pashlyera ndaj administratës tatimore prej të paktën 2 vitesh.

155400 155401

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Atentati/ Makina gjendjet e djegur në Kafaraj

Fier -  Një automjet është gjendur i...

Close