|E martë, Mars 28, 2017

Ja makinat luksoze të “kapove” të kanabisit (fotot) 

Krujë – Dy personave të arrestuar nga policia si organizatorë të kultivimit të lëndëve narkotike u janë sekuestruar automjete luksoze si dhe shuma të konsiderueshme parash.

Operacioni i policisë u zhvillua në Krujë me urdhër të Prokurorisë, ku midis të arrestuarve janë edhe shtetasit Edmond Kadiu dhe Elton Bababi, të akuzuar si organizatorë të kultivimit të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Edmond Kadiu u sekuestruan 3.000.000 lekë të reja dhe një automjet B.M.V te tipit X6 , po kështu u sekuestrua një automjet tip Benz CLS i prodhimit te viteve te fundit ne pronësi të shtetasit Elton Babai, si dhe furgoni që transportonte punëtorët për në parcelat me kanabis.

Gjatë aksionit, u asgjësuan rreth 5 mijë bimë narkotike kanabis. Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se shtetasit Edmond Kadiu dhe Elton Babadi kane financuar mbjelljen e bimëve narkotike ne zonën që përfshin Njësia Administrative Bubq e Bashkisë Krujë”, sqaron Prokuroria.

14657690_10209127931469109_248215983_n14741197_10209127931549111_770480468_n14686154_10209127932589137_821219682_n14741028_10209127931149101_1386001446_n14658283_10209127932989147_1632970751_n14647451_10209127931229103_1329689348_o

 

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: PRANVERA ARABE DHE DIMRI I PERËNDIMIT https://t.co/ZmDqzJPyQc https://t.co/eJCmqPXAXH
4,232 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Fier – Sherr mes gjimnazistëve të një gjimnazi privat (video)

Fier - Temperaturat e larta po japin efektet e para tek njerëzit. Ndërsa në Vlorë një burrë dhunoi pa pikë...

Close