|E mërkurë, Dhjetor 13, 2017

Ja misteri i 3 udhëtimeve jashtë të majorit të Feka . 

156487Majori Feka rezulton të ishte një prej emrave elitë të pilotimit të Forcave të Armatosura, i cili humbi jetën në një aksident ajror në Spanjë, teksa drejtonte helikopterin e drogës, rezulton të ketë kaluar kufirin 3 herë të tjera.

Udhëtimi i fundit, daton më 20 janar, që i bie të jetë udhëtimi i katërt në harkun kohor të një viti jashtë vendi, ndërsa saktësohet se tre udhëtimet e tjera janë kryer brenda vitit 2014. Që të të tre këto udhëtime janë dokumentuar dhe mësohet se edhe janë arsyetuar nga Feka, i cili dy i ka deklaruar si udhëtime për turizëm ndërsa tjetrin për kurs trajnimi.

Të dhënat në lidhje me lëvizjen e pilotit jashtë vendit, vijnë nga burime policore, të cilat saktësojnë se udhëtimi i datës 20 janar, është i katërti në harkun kohor të këtij viti. Këtë të fundit Ministria e Mbrojtjes nuk e dokumenton si të deklaruar. Madje, menjëherë pas bërjes publik të lajmit, zyrtarët e këtij dikasteri bënë të ditur se majori, kishte marrë lejen në datën 12 janar dhe do të kthehej në punë me 31 janar, por ata saktësuan që ai është larguar jashtë vendi pa marrë leje.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Alibeaj – Rilindja indiferentë me ju .

Fier - Në fshatin Verri të komunës...

Close