|Thursday, December 8, 2016
  • NA NDIQ NË

Ja përse duhet të konsumoni selino në darkë 

Shumica e njerëzve nuk e përdorin selinon aq shpesh sa duhet.

Edhe kur përdoret, në shumicën e rasteve ajo humbet mes shumë perimesh të tjera, për shkak të mos njohjes së vlerave që përmban. Ja cilat janë disa nga arsyet përse duhet ta përfshini selinon më shumë në gatimet tuaja.

Ndihmon në procesin e tretjes

Duke qenë  se është e pasur me ujë dhe fibra të patretshme, ajo ndihmon në funksionimin e zorrës së trashë. Për shkak të vetive të saj pastruese, selinoja përdoret si një diuretik, por do të ishte më mirë të shmanget përdorimi  nëse keni diarre. Konsumoni pak përpara se të shkoni të flini, në mënyrë që gjatë natës të nxirren toksinat e dëmshme.

Lehtëson dhe çliron

Selinoja njihet për vetitë e saj për uljen e inflamacionit, sidomos dhimbjet në kyçe, për shkak të antioksiduesve që përmban. Ajo und t’u vijë në ndihmë personave që vuajnë nga astma. Ndihmon edhe në heqjen e akneve, duke qenë se acidi salicilik që gjendet në të zhbllokon folikulat.

Rregullon balancën e alkalinave

Niveli i pehashit (pH) në trup balancohet duke ngrënë selino çdo ditë, gjë e cila parandalon që trupi të bëhet shumë acidik.

Ul tensionin e lartë të gjakut

Selionoja përmban disa përbërës aktivë të cilët përmirësojnë qarkullimin e gjakut me të paktën 14% dhe ndihmojnë në reduktimin e stresit hormonal në gjak , gjë e cila çon në një rrjedhje gjaku më të rregullt.

Kuron kolesterolin ‘e keq’

E njohur ndryshe si LDL, kolesteroli ‘i keq’ mund të çojë në një presion të lartë gjaku. Selinoja përmban një përbërës të njohur si ‘butylphthalide’, e cila është përgjegjëse për aromën dhe shijen e saj dhe gjithashtu ul nivelin e kolesterolit. Vetëm dy selino në ditë mund të ulin nivelin e kolesterolit ‘të keq’ me më shumë se 7%.

alb365/Shendeti.com.al

Add a Comment

%d bloggers like this: